`Made in Kosova` njihet ndërkombëtarisht
BKT
Ekonomi

`Made in Kosova` njihet ndërkombëtarisht

RTK

Certifikata e origjinës "Made in Kosova" është njohur nga Oda Ekonomike Ndërkombëtare dhe Federata Botërore e Odave Ekonomike, duke i dhënë produkteve kosovare një njohje më të gjerë ndërkombëtare dhe rritje të besueshmërisë në tregjet globale.

Kështu ka bërë me dije nëpërmjet një njoftimi Oda Ekonomike e Kosovës e cila e vlerësoi këtë si një hap të rëndësishëm për fuqizimin e eksporteve, digjitalizimin e shërbimeve tregtare dhe mbështetjen e prodhuesve vendorë.

"Kosova në shkurt të këtij viti ka siguruar edhe barkodin ndërkombëtar 381, që mundëson identifikimin dhe verifikimin e produkteve kosovare në sistemin global të tregtisë", thuhet ndër të tjera në njoftim.


MË SHUME NGA Ekonomi