AKB nderohet me mirënjohjen të lartë nga OEMVP në 20-vjetorin e themelimit
Emine Hoti/RTKlive
Aleanca Kosovare e Bizneseve është nderuar me mirënjohjen më të lartë nga Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të themelimit të kësaj organizate.
Sipas njoftimit, ky vlerësim i është dhënë AKB-së për bashkëpunimin e vazhdueshëm, të qëndrueshëm dhe të suksesshëm ndërmjet dy organizatave që nga themelimi i OEMVP-së deri më sot.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka falënderuar drejtuesit e OEMVP-së për këtë mirënjohje, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal mes organizatave ekonomike.
"Partneriteti ndërmjet organizatave të biznesit në rajon është një faktor kyç për zhvillimin e sektorit privat, rritjen e investimeve, avancimin e dialogut social dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve", ka thënë ai.
Shahini theksoi se ky vlerësim është një dëshmi e angazhimit të përbashkët për fuqizimin e komunitetit të biznesit dhe zhvillimin ekonomik rajonal.
Në fund, AKB ka uruar OEMVP-në për 20 vite veprimtari të suksesshme dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të ardhmen.























