GAP: Komunat inkasuan 39.1 milionë euro nga tatimi në pronë në vitin 2025
A.B|RTKLIive
Të hyrat e komunave nga tatimi në pronë kanë shënuar rritje gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP, komunat kanë inkasuar gjithsej 39.1 milionë euro nga kjo kategori, që paraqet një rritje prej 19% krahasuar me vitin 2024.
“Të hyrat totale të komunave nga tatimi në pronë janë rritur për 19% në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024, duke arritur në 39.1 milionë €”-thuhet në njoftimin e Institutit GAP. Ky institut ka treguar se si ka performuar secila komunë në krahasim me vitin 2024.
"Komunat me rritjen më të madhe (si %) të të hyrave nga tatimi në pronë në vitin 2025 ishin: Podujeva, Suhareka , Vita, Istogu, Gjilani Kurse, komunat me rëniet më të theksuar ishin: Deçani, Kaçaniku, Mamusha, Parteshi Po ashtu, në periudhën 2022–2025, megjithëse në disa komuna janë vërejtur luhatje në inkasimin e të hyrave nga tatimi në pronë, komuna të tjera kanë arritur që gradualisht t’i dyfishojnë të hyrat nga kjo kategori brenda kësaj periudhe", njofton GAP.























