Deschamps vlerëson paraqitjen e Olise: Duam këtë nivel edhe në Botëror
BKT
Botërori 2026

Deschamps vlerëson paraqitjen e Olise: Duam këtë nivel edhe në Botëror

B.H./RTKlive

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka vlerësuar lart paraqitjen e Michael Olise, pas tregolëshit të shënuar në fitoren 3-1 ndaj Irlandës së Veriut në ndeshjen miqësore të së hënës.

Sulmuesi i Bayern Munichut u dallua me një performancë të jashtëzakonshme, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon, ndërsa Franca ka në dispozicion një repart sulmues të fuqishëm me Kylian Mbappé, Ousmane Dembélé dhe talentin e ri Désiré Doué.

“Na duhet një Michael Olise në atë nivel. Ai është dalluar gjatë gjithë sezonit te Bayern dhe me ne. Ka bërë gjëra të rëndësishme dhe është plot vetëbesim. Gjithashtu ka aftësinë të punojë shumë, gjë që është shumë e rëndësishme”, u shpreh Deschamps.

Pas kësaj ndeshjeje miqësore, përfaqësuesja e Francës është zhvendosur në bazën e saj stërvitore pranë Bostonit. “Gjelat” do të zhvillojnë dy ndeshje të tjera, ndaj Irakut në Filadelfia dhe Norvegjisë në Foxborough.


MË SHUME NGA Botërori 2026