DTIK dhe Kuvendi i Shqipërisë diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik
BKT
Ekonomi

DTIK dhe Kuvendi i Shqipërisë diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik

E.Hoti/RTKlive

Kryetari i Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DTIK), Skender Krasniqi, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Komisionit Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë, Milva Ekonomi.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

"Palët shkëmbyen ide dhe nisma konkrete për nxitjen e investimeve, lehtësimin e të bërit biznes dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet sipërmarrjeve, si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik të të dy vendeve", thuhet në njoftim.

Në takim u vlerësua se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve dhe komunitetit të biznesit mbetet kyç për krijimin e mundësive të reja, zgjerimin e tregut dhe rritjen ekonomike në interes të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

 


MË SHUME NGA Ekonomi