Meksika hap Botërorin 2026 me spektakël në Mexico City
Uran Krasniqi / RTKLive
Kampionati Botëror 2026 ka nisur zyrtarisht në Mexico City me një atmosferë të jashtëzakonshme dhe një ceremoni hapëse plot muzikë, vallëzim dhe spektakël, përpara ndeshjes së parë të turneut mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.
Ndeshja hapëse e Grupit A zhvillohet në stadiumin “Azteca” në orën 21:00, para një publiku prej rreth 80 mijë tifozësh.
Ceremonia hapëse ka sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme në stadium, me performanca muzikore dhe vallëzime.
Në programin artistik kanë marrë pjesë disa yje të njohur botërorë, përfshirë Shakira, Belinda, Burna Boy, Danny Ocean, J Balvin, Lila Downs, Los Angeles Azules dhe Mana.
Ndryshe, për publikun kosovar ndeshjet e Botërorit 2026 do të transmetohen nga RTK në bashkëpunim me TV Vala.























