Botërori 2026, sonte tri super duele në RTK
BKT
Botërori 2026

Botërori 2026, sonte tri super duele në RTK

F.B/RTKLive

Kupa e Botës 2026 vazhdon sot me katër sfida interesante.

Spanja nis aventurën në këtë event të madh të futbollit kundër Kepit të Gjelbër, ndeshje që starton në orën 18:00 dhe që do të luhet në kuadër të Grupit H.

Spanja llogaritët favorit në këtë duel, madje ‘Furia e Kuqe’ konsiderohet një nga skuadrat favorite për ta fituar trofeun e këtij Botërori.

Ndërkohë, në duelin tjetër të ditës së sotëm do të përballen Belgjika dhe Egjipti, ndeshje që do të luhet në kuadër të G.

Përballja mes belgëve dhe egjiptianëve nis në orën 21:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Dy ndeshjet tjera që do të transmetohen në RTK janë duelet Arabia Saudite Urugai, ballafaqim që nis në orën 24:00 dhe Iran-Zelanda e Re që zhvillohet prej orës 03:00.


MË SHUME NGA Botërori 2026