Franca e nis me fitore, mposht Senegalin, shkëlqen Mbappe
F.B/RTKLive
(E përditësuar, 23:06)-Franca e ka nisur me fitore rrugëtimin në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Senegalin me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të Grupit I, të zhvilluar të martën mbrëma.
Nën drejtimin e trajnerit Didier Deschamps, “Gjelat” hasën në rezistencë të fortë nga përfaqësuesja afrikane, e cila krijoi disa raste të rrezikshme, veçanërisht në fundin e pjesës së parë. Megjithatë, 45 minutat e para u mbyllën pa gola.
Franca e ngriti nivelin e lojës pas pushimit dhe filloi të ushtrojë presion të vazhdueshëm ndaj portës së Senegalit. Dominimi i francezëve u shpërblye në minutën e 66-të, kur Kylian Mbappe shfrytëzoi një asistim të Michael Olise për të zhbllokuar rezultatin dhe për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Senegali tentoi të reagojë, por Franca vazhdoi të kontrollojë ritmin e takimit. Tetë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Bradley Barcola realizoi për rezultatin 2-0.
Megjithatë, senegalezët nuk u dorëzuan dhe përmes Mabye në minutën e 90+5’ ngushtuan rezultatin në 2-1.
Por, krejt në finish të kësaj supersfidë sërish në skenë doli Mbappe, i cili në minutën e 90+6’ shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1.
Me këtë fitore, Franca merr tre pikët e para në Grupin I dhe konfirmon statusin e saj si një prej favoriteve kryesore për triumfin në Kupën e Botës 2026.
Fitorja ndaj Senegalit është një nisje ideale për skuadrën e Deschamps, e cila synon të shkojë sa më larg në turneun më të madh të futbollit botëror.
Franca dyfishon epërsinë ndaj Senegalit
(E përditësuar, 22:49 ) Franca ka dyfishuar epërsinë ndaj Senegalit.
‘Gjelat’ dhe senegalezët po luajnë në kuadër të Grupit I në Kupën e Botës 2026.
Pas Kylian Mbappe-s, është Barcola, i cili në minutën e 88-të realizoi për rezultatin 2-0.
Shënon Mbappe, Franca në epërsi
(E përditësuar, 22:33)-Franca ka kaluar në epërsi ndaj Senegalit.
‘Gjelat’ dhe senegalezët po luajnë në kuadër të Grupit I në Kupën e Botës 2026.
Është sulmuesi Kylian Mbappe, i cili në minutën e 66-të realizoi gol pas asistimit të Olise.
Francë-Senegal, s’ka gola në pjesën e parë
(E përditësuar, 21:57)-Ka përfunduar pjesa e parë mes Francës dhe Senegalit pa gola.
‘Gjelat’ dhe senegalezët po luajnë në kuadër të Grupit I në Kupën e Botës 2026.
Fraksioni i parë ka dhuruar një sfidë interesante, edhe pse pjesëloja e parë nuk prodhoi asnjë gol. Por rastin më të mirë për gol e kishte skuadra senegaleze krejt në finish të kësaj pjesë.
Pas pak nis pjesa e dytë.
Nis superpërballja Francë-Senegal
Ka startuar superdueli mes Francës dhe Senegalit.
‘Gjelat’ dhe senegalezët po luajnë në kuadër të Grupit I në Kupën e Botës.
Kombëtarja franceze synon ta nisë me fitore rrugëtimin drejt fazës së eliminimit direkt, ndërsa Senegali kërkon të tregojë forcën e futbollit afrikan dhe të befasojë një nga pretendentët kryesorë për trofeun e këtij Botërori.























