Kongo befason Portugalinë, barazim historik në debutim pas 52 vitesh
F.B/RTKLive
(E përditësuar, 21:04) Kongo ka siguruar një pikë të madhe në debutimin e saj në Kupën e Botës pas 52 vitesh, duke barazuar 1–1 ndaj Portugalisë në Grupin K.
Portugalia kaloi në epërsi që në minutën e 6-të me golin e Joao Neves, pas një asisti të Pedro Netos, duke konfirmuar nisjen e mirë të ndeshjes për “Seleçao das Quinas”.
Megjithatë, Kongo reagoi fuqishëm në pjesën e parë dhe arriti të barazojë në minutat e fundit, kur Yoane Ëissa shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke realizuar golin e parë historik të vendit në një Kupë Bote.
Në pjesën e dytë, Portugalia tentoi të rikthehej në epërsi me disa raste të rrezikshme nga Francisco Conceiçao, Joao Cancelo dhe Cristiano Ronaldo, por pa sukses përballë një mbrojtjeje të organizuar të kongolezëve dhe portierit Lionel Mpasi.
Ndeshja u mbyll 1–1, me Kongon që merr një pikë të madhe historike dhe Portugalia që mbetet me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit hapëse në Botëror.
Portugalia-Kongo, kështu mbyllet pjesa e parë
(E përditësuar 19:56) Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Portugalisë dhe Kongos, e vlefshme për Grupin K në Kupën e Botës 2026.
Portugalia dhe Kongo pjesëlojën e parë e kanë mbyllur baras 1-1.
Neves në minutën e 6-të zhbllokojë lojën duke kaluar Portugalinë në epërsi prej 1-0, derisa në minutën e fundit të kësaj pjesë ishte Wissa që barazoi shifrat në 1-1.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë, ndërsa lojë interesante pritet të luhet edhe në fraksionin e dytë që nis pas pak minutash.
Starton ndeshja Portugali-Kongo
Ka nisur dueli mes Portugalisë dhe Kongos.
Portugezët dhe Kongo po luajnë në ndeshjen e parë të Grupit K në kuadër të Kupës së Botës 2026.
Portugalia hyn në këtë kompeticion me ambicie të mëdha dhe një skuadër të mbushur me emra të njohur, duke u konsideruar favorite në letër përballë kundërshtarit afrikan.
Nga ana tjetër, Kongos synon të bëjë surprizën dhe të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e grupeve, duke synuar të marrë pikë të rëndësishme në një grup konkurrues.























