Çekia-Afrika e Jugut, drejtpërdrejt në RTK
BKT
Botërori 2026

Çekia-Afrika e Jugut, drejtpërdrejt në RTK

F.B/RTKLive

Çekia dhe Afrika e Jugut do të përballen sot në një ndeshje tejet të rëndësishme të Grupit A në Kupën e Botës 2026, ndeshje që luhet në Atlanta dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Të dyja kombëtaret vijnë pas humbjeve në ndeshjet e para të grupit. Çekia u mposht 2:1 nga Koreja e Jugut, ndërsa Afrika e Jugut pësoi disfatë 2:0 ndaj Meksikës, duke bërë që kjo sfidë të ketë peshë të madhe në garën për kualifikim.

Një fitore do t’i mbante gjallë shpresat e njërës prej skuadrave për avancim në fazën e ardhshme, ndërsa humbësi do ta vështirësonte dukshëm rrugën drejt kualifikimit.

Ndeshja Çekia – Afrika e Jugut nis në orën 18:00 dhe pritet të sjellë një duel të luftuar mes dy përfaqësueseve që kërkojnë pikët e para në Botërorin 2026.

Ndërkohë në orën 21:00, do të përballen Zvicra dhe Bosnja e Hercegovina, duel që luhet në kuadër të Grupit B.


MË SHUME NGA Botërori 2026