ASK: Më shumë sipërfaqe e shfrytëzuar e tokës bujqësore në 2025
BKT
Ekonomi

ASK: Më shumë sipërfaqe e shfrytëzuar e tokës bujqësore në 2025

Sh.G/RTKLive

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e Anketës së Ekonomive Bujqësore (AEB) për vitin 2025

Të dhënat tregojnë se sipërfaqja e përgjithshme e shfrytëzuar e tokës bujqësore u rrit për 510,90 ha (0,1%) në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024.

Sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore  2024- 2025

Rritje e lehtë vërehet te toka e përbashkët

Nga gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore në vitin 2025, pjesa më e madhe u përket livadheve dhe kullosave (përfshirë tokën e përbashkët) ishte 216 697,39 ha krahasuar me vitin paraprak 2024 (që ishte 216 534,33 ha).Rritja e sipërfaqes te toka e përbashkët si rezultat i rritjes se numrit të blegtorisë.

Rritje e lehtë vërehet te drithërat dhe perimet 

Toka e punueshme - arat marrin pjesë me 45.0% në gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore  dhe kopshtet me 0,2%.

Gjatë vitit 2025, gjithsej toka e punueshme – arat, ishte 189 131,22 ha, pjesa më e madhe ishte me: drithëra (128 190,63ha, ose 67,8%); bimë foragjere (36 446,35ha, ose 19,3%); perime 9 841,44

 ha në fushë të hapur, në serra dhe kopshte (prej të cilave perime në fushë të hapur dhe serra ishin 8 946,37ha, ose 4,7%); patate (3 375,16ha, ose 1,8%); bishtajore (2 257,45ose 1,2%); bimë industriale ( 1 254,60ha, ose 0,7%); kultura të tjera (2 556,27ha, ose 1,4%) dhe tokë djerrinë ishte 6 104,38 ha ose 3,2%.

Sipërfaqe e ujitur, të paktën një herë gjatë periudhës referuese të anketës në 2025 ishte 34 240,28 ha.

Kurse, gjithsej sipërfaqja e trajtuar me pesticide në vitin 2025 ishte 123 045,50 ha.  

Sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore  2025 - 2024 (ha)

 

Rritje e lehtë e fondit blegtoral

Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se blegtoria në Kosovë, gjatë vitit 2025, sa i përket numrit të gjedheve ishte 241 423, ku krahasuar me vitin paraprak 2024 (që ishte 240 848), ka një rritje të lehtë.

Numri i kafshëve sipas llojeve 2024 – 2025

 

Rritje e lehtë vërehet te numri i deleve

Sa i përket numrit të deleve gjatë vitit 2025 ishte 211 178, ku krahasuar me vitin paraprak 2024 (që ishte 209 947), vërehet një rritje e lehtë.

"Metodologjia dhe standardet e aplikuara në AEB 2025 (përkufizimet – definicionet, pyetësori, dhe udhëzuesi) janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostatit", njofton ASK.


MË SHUME NGA Ekonomi