SHBA mposht Australinë, bën hapin e madh për kualifikim
F.B/RTKLive
(E përditësuar, 23:06)-SHBA ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Australisë me rezultat 2:0, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit D në Kupën e Botës 2026.
Me këtë triumf, amerikanët kanë bërë një hap të madh drejt kualifikimit në fazën e eliminimit direkt, duke marrë kreun e grupit me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të zhvilluara.
Nikoqirët e Botërorit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e 11-të pas autogolit të Burgess, i cili devijoi topin në rrjetën e portës së tij.
SHBA-ja vazhdoi të kontrollonte lojën dhe para përfundimit të pjesës së parë gjeti edhe golin e dytë. Fremman realizoi në minutën e 43-të, duke i dërguar skuadrat në pushim me rezultatin 2:0.
Në pjesën e dytë, Australia tentoi të rikthehej në lojë dhe ushtroi presion në kërkim të golit që do ta rikthente në garë, por mbrojtja amerikane u tregua e organizuar dhe nuk lejoi befasi.
Pavarësisht përpjekjeve të australianëve, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.
Pas kësaj fitoreje, SHBA-ja kryeson Grupin D me gjashtë pikë, tri më shumë se Australia, duke u pozicionuar shumë pranë sigurimit të një vendi në fazën e nokautit të Kupës së Botës 2026.
Mbyllet pjesa e parë, SHBA në epërsi të dyfishtë ndaj Australisë
(E përditësuar, 21:54)-Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes SHBA-së dhe Australisë, e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit D në Kupën e Botës 2026.
Përfaqësuesja amerikane po avancon me rezultat 2:0 pas 45 minutave të para, duke konfirmuar dominimin në këtë përballje.
Golin e dytë për nikoqirët e Botërorit e realizoi Fremman në minutën e 43-të, duke i dhënë SHBA-së një epërsi komode para pushimit mes dy pjesëve.
Amerikanët kishin kaluar më herët në avantazh dhe e mbyllën pjesën e parë me dy gola epërsi ndaj australianëve, të cilët do të kërkojnë reagim në fraksionin e dytë të lojës.
Pjesa e dytë pritet të nisë së shpejti, ndërsa SHBA-ja është në rrugë të mirë për të siguruar tri pikë shumë të rëndësishme në garën për kualifikim nga Grupi D.
SHBA e nis furishëm, kalon në epërsi ndaj Australisë
(E përditësuar, 21:14) SHBA e ka nisur furishëm duelin me Australinë.
Amerikanët dhe australianët po luajnë në kuadër të rrethit të dytë të Grupi D në Kupën e Botës 2026, ndeshje që mund ta ndiqni në RTK.
Ishte autogoli i Burgess (11’), që zhbllokojë lojën duke kaluar Amerikën në avantazh prej 1-0.
Starton superdueli SHBA-Australi, LIVE në RTK
Ka startuar përballja mes SHBA-së dhe Australisë.
Amerikanët dhe australianët po luajnë në kuadër të rrethit të dytë të Grupi D në Kupën e Botës 2026, ndeshje që mund ta ndiqni në RTK.
Të dyja përfaqësueset e nisën me fitore kampanjën në këtë Botëror. SHBA-ja triumfoi bindshëm ndaj Paraguait me rezultat 4:1, ndërsa Australia mposhti Turqinë me shifrat 2:0. Për këtë arsye, sfida e sontme konsiderohet vendimtare në garën për vendin e parë në grup.
Një fitore do ta afronte shumë njërën prej skuadrave me kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, ndërsa barazimi do ta mbante gjithçka të hapur para xhiros së fundit.























