Gjermania përmbys Bregun e Fildishtë, prek kualifikimin
BKT
FIFA.com
Botërori 2026

Gjermania përmbys Bregun e Fildishtë, prek kualifikimin

F.Bytyqi/RTKLive

(E përditësuar, 24:03) Gjermania ka shënuar fitore dramatike ndaj Bregut të Fildishtë me rezultat 2:1, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit E në Kupën e Botës 2026.

Përfaqësuesja afrikane kaloi e para në epërsi falë golit të Franck Kessié në minutën e 30-të, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazh minimal.

Megjithatë, gjermanët reaguan në pjesën e dytë dhe arritën të përmbysin gjithçka. Deniz Undav fillimisht barazoi shifrat në minutën e 68-të, ndërsa kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, sulmuesi gjerman realizoi sërish në minutën e katërt shtesë të kohës shtesë për t’i siguruar tri pikë të mëdha ekipit të tij.

Me këtë fitore, Gjermania ngjitet në krye të Grupit E me gjashtë pikë nga dy ndeshje dhe siguron fazën e eliminimit direkt të Botërorit 2026.

Në anën tjetër, Bregu i Fildishtë mbetet me tri pikë dhe do të luftojë për kualifikim në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Gjermani-Bregu i Fildishtë, barazohet rezultati

(E përditësuar, 23:35) Gjermania e ka barazuar rezultatin në duel me Bregun e Fildishtë.

Gjermanët dhe Bregu i Fildishtë po përballen në kuadër të xhiros së dytë të Grupit E në Kupën e Botës 2026, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Është Undav, i cili minutën e 68-të realizoi për rezultatin 1-1.

Mbyllet pjesa e parë, Bregu i Fildishtë në epërsi ndaj Gjermanisë

(E përditësuar, 22:54) Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Gjermanisë dhe Bregut të Fildishtë, e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit E në Kupën e Botës 2026.

Pas 45 minutave të para, përfaqësuesja afrikane po avancon me rezultat 1:0, falë golit të shënuar nga Franck Kessie në minutën e 30-të të takimit.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë përfitoi nga një moment i mirë i skuadrës së tij dhe realizoi golin që aktualisht po bën diferencën në këtë përballje të rëndësishme të grupit.

Gjermania pati disa përpjekje për të rikthyer baraspeshën, por nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës gjatë pjesës së parë.

Ndeshja, e cila transmetohet drejtpërdrejt në RTK, pritet të ofrojë emocione edhe në 45 minutat e mbetura, me gjermanët që do të kërkojnë reagimin në pjesën e dytë.

Pas pak nis gjysma e dytë e takimit.

Bregu i Fildishtë shtang Gjermaninë

(E përditësuar, 22:34) Bregu i Fildishtë e ka befasuar Gjermaninë.

Gjermanët dhe Bregu i Fildishtë po përballen në kuadër të xhiros së dytë të Grupit E në Kupën e Botës 2026, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Ishte Kessie, i cili në minutën e 30-të kalon Bregun e Fildishtë në avantazh prej 1-0.

Nis supersfida Gjermani-Bregu i Fildishtë, LIVE në RTK

Ka nisur superndeshja mes Gjermanisë dhe Bregut të Fildishtë.

Gjermanët dhe Bregu i Fildishtë po përballen në kuadër të xhiros së dytë të Grupit E në Kupën e Botës 2026, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

“Pancerët” synojnë fitoren e dytë radhazi në grup, pasi në ndeshjen hapëse shënuan triumf bindës ndaj Kurasa-os.

Në anën tjetër, Bregu i Fildishtë vjen me moral të lartë pas suksesit ndaj Ekuadorit dhe synon të bëjë një hap të madh drejt fazës së eliminimit direkt.


MË SHUME NGA Botërori 2026