SHSKUK siguron furnizim me penjë kirurgjikë|Video
BKT
Shëndetësi

SHSKUK siguron furnizim me penjë kirurgjikë|Video

Valjete Shala /RTK

Sistemi shëndetësor në vend, pavarësisht përmirësimeve, vazhdon të ketë probleme të theksuara sa i përket barnave dhe materialit shpenzues, duke rritur ndjeshëm shpenzimet e pacientëve që marrin trajtim.

Krahas shqetësimeve që ndërlidhen me shëndetin e tyre, barrën financiare të shumë pacientëve po e rëndon edhe detyrimi për t'i blerë ilaçet nga xhepi i tyre.

Ndër ankesat aktuale me të cilat po përballen pacientët është edhe mungesa e penjve kirurgjikal.

Megjithatë, këto nuk janë ankesat e vetme, pasi qytetarët ankohen edhe për mungesa të tjera të ilaçeve të nevojshme.

“I blej barnat e sheqerit, letrox, antibiotikët e krejt, më zbutë pak këtë punë pak se shëndetësia na ka "mbytë”, tha një qytetar.

“Ato që nuk janë na thonë mi ble. Pak normal na vështirëson se është pak vështirë", tha një tjetër qytetar

Megjithatë, jo të gjithë kanë ankesa.

“Nuk kemi pas mungesë sa kam qenë në spital” tha një qytetar.

 “Kam një rast me një familjar por jo, nuk ka pasur probleme”, tha tjetri.

Nga ministria e Shëndetësisë deklaruan se çështjet që lidhen me menaxhimin e klinikave janë në përgjegjësi të ShSKUK-së. Ndërkaq, nga SHSKUK nënvizuan se kanë nënshkruar kontratën për furnizim me penj kirurgjik. Sipas tyre, tashmë janë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme administrative. Kurse gjatë ditës ata konfirmuan edhe furnizimin me penj kirurgjikal.


MË SHUME NGA Shëndetësi