Më 30 qershor mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë
BKT
Foto: Ilustrim
Ekonomi

Më 30 qershor mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë

K. K. / RTKlive

Ministria e Financave njofton se më 30 qershor 2026 do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2026.

Sipas njoftimit, në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

"Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi", njofton MF.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.


MË SHUME NGA Ekonomi