Portugalia triumfon me rezultat 5-0 ndaj Uzbekistanit
BKT
Botërori 2026

Portugalia triumfon me rezultat 5-0 ndaj Uzbekistanit

Uran Krasniqi / RTKLive

(E plotësuar, 21: 05) - Portugalia ka shënuar një fitore bindëse në ndeshjen e dytë të Grupit K në Botërorin 2026, duke e mposhtur Uzbekistanin me rezultat 5-0 në Houston.

Skuadra portugeze e ka nisur furishëm ndeshjen dhe ka kaluar në epërsi që në minutën e gjashtë. Pas një aksioni të ndërtuar nga Joao Cancelo, topi ka përfunduar te Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar me qetësi për 1-0.

Vetëm njëmbëdhjetë minuta më vonë, Portugalia e ka dyfishuar avantazhin. Nuno Mendes ka realizuar një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë, duke e dërguar topin pranë shtyllës së majtë të portës për 2-0.

Uzbekistani e ka pasur një moment shprese në minutën e njëzet e nëntë, kur Azizjon Ganiev ka shënuar nga distanca për ta ngushtuar rezultatin në 2-1. Megjithatë, pas rishikimit të aksionit nga sistemi VAR, goli është anuluar për shkak të një ndërhyrje të palejuar para realizimit.

Portugalia ka reaguar menjëherë dhe në minutën e tridhjetë e nëntë ka realizuar golin e tretë. Bruno Fernandes ka asistuar për Cristiano Ronaldon, i cili brenda zonës nuk ka gabuar dhe ka shënuar për 3-0.

Në pjesën e dytë, Portugalia e ka vazhduar dominimin. Në minutën e gjashtëdhjetë ka ardhur edhe goli i katërt, pas një autogoli të mbrojtësit të Uzbekistanit, Abduvakhid Nematov.

Rezultatin përfundimtar 5-0 e ka vendosur Rafael Leao në minutën e tetëdhjetë e shtatë. Sulmuesi portugez e ka pranuar topin jashtë zonës dhe me një goditje të fortë e ka dërguar në këndin e sipërm të portës.

Në Grupin K, përveç Portugalisë dhe Uzbekistanit, bëjnë pjesë edhe Republika Demokratike e Kongos dhe Kolumbia.

Portugalia në epërsi ndaj Uzbekistanit pas pjesës së parë, shënon Ronaldo

Portugalia ka mbyllur pjesën e parë me epërsi të thellë 3-0 ndaj Uzbekistanit në ndeshjen e Grupit K, e cila po zhvillohet në Houston.

Skuadra portugeze ka kaluar në avantazh që në minutën e gjashtë. Pas një aksioni të ndërtuar nga Joao Cancelo, topi ka përfunduar te Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të portës për rezultatin 1-0.

Në minutën e shtatëmbëdhjetë, Portugalia e ka dyfishuar epërsinë. Nuno Mendes ka realizuar një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë, duke e dërguar topin pranë shtyllës së majtë për 2-0.

Uzbekistani ka menduar se ishte rikthyer në lojë në minutën e njëzet e nëntë, kur Azizjon Ganiev ka shënuar nga distanca për 2-1. Megjithatë, pas rishikimit me sistemin VAR, arbitri e ka anuluar golin për shkak të një ndërhyrje të palejuar në aksionin paraprak.

Portugezët e kanë shfrytëzuar më së miri këtë moment dhe në minutën e tridhjetë e nëntë kanë realizuar edhe golin e tretë. Bruno Fernandes ka asistuar për Cristiano Ronaldon, i cili i vetëm brenda zonës nuk ka gabuar dhe e ka dërguar topin në rrjetë për 3-0.


MË SHUME NGA Botërori 2026