Bregu i Fildishtë fiton dhe kualifikohet në fazën eliminatore të Botërorit
Uran Krasniqi/RTKLive
(E plotësuar, 24:08) - Bregu i Fildishtë ka siguruar një vend në fazën eliminatore të Botërorit 2026, pasi mposhti Kurasaon me rezultat 2:0 në ndeshjen e fundit të Grupit E, të zhvilluar në Philadelphia.
Heroi i takimit ka qenë Nicolas Pépe, i cili ka realizuar të dy golat dhe u ka siguruar "Elefantëve" vendin e dytë në grup, duke eliminuar njëherësh debutuesit e Kurasaos nga gara.
Pepe ka kaluar skuadrën e tij në epërsi që në minutën e shtatë. Pas një asistimi të Yan Diomandé, sulmuesi i Villarrealit ka shënuar golin e tij të parë në një Kampionat Botëror.
Kurasao ka tentuar të reagojë dhe ka krijuar disa raste, por nuk ka arritur të rrezikojë seriozisht portën e Yahia Fofanës.
Në anën tjetër, Bregu i Fildishtë ka vazhduar ta kontrollojë lojën dhe ishte pranë golit të dytë në disa raste.
Fitorja është vulose në minutën e gjashtëdhjetë e katërt, kur Ibrahim Sangare ka asistuar për Pepe, i cili e ka dërgoi topin në këndin e sipërm të portës për rezultatin përfundimtar 2:0.
Kurasao ka pasur vetëm dy goditje në kuadrat gjatë gjithë ndeshjes, të dyja nga Tahith Chong, por pa arritur ta mposhtte portierin kundërshtar.
Me këtë fitore, Bregu i Fildishtë regjistroi suksesin e dytë në këtë Botëror dhe për herë të parë siguroi kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës. Në rundin e 1/16-ës, "Elefantët" do të përballen me skuadrën që e mbyll Grupin I në vendin e dytë, Francën ose Norvegjinë.
Bregu i Fildishtë në epërsi minimale ndaj Kurasaos pas pjesës së parë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Bregut të Fildishtë dhe Kurasaos, e vlefshme për xhiron e tretë të Grupit E në Botërorin 2026, me epërsinë 1:0 të afrikanëve.
Golin e vetëm të pjesës së parë e ka shënuar Nicolas Pepe në minutën e shtatë. Pas një asistimi nga Yan Diomande, sulmuesi i Bregut të Fildishtë ka treguar qetësi para portës dhe e ka dërguar topin në këndin e poshtëm të djathtë.
Kurasao ka pasur një mundësi të mirë për ta barazuar në minutën e dyzet e katër, kur Leandro Bacuna ka depërtuar në zonë, por goditja e tij nga afërsia ka shkuar pranë shtyllës së majtë.
Pas dyzet e pesë minutave të para, Bregu i Fildishtë ruan avantazhin minimal 1:0 dhe është më pranë fitores në këtë përballje të rëndësishme të Grupit E.























