Ekuadori mposht Gjermaninë dhe siguron kualifikimin
BKT
Botërori 2026

Ekuadori mposht Gjermaninë dhe siguron kualifikimin

Uran Krasniqi/RTKLive

(E plotjësuar, 24:15) - Ekuadori ka arritur një fitore të madhe ndaj Gjermanisë me rezultat 2:1, duke siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-ës së Botërorit 2026 si njëra nga kombëtaret më të mira të renditura në vendin e tretë.

Gjermania ka kaluar në epërsi që në minutën e dytë, kur Leroy Sane ka shënuar pas një aksioni të ndërtuar nga Aleksandar Pavlovic dhe Florian Wirtz. Megjithatë, lojtarët e Ekuadorit kanë protestuae për një ndërhyrje të Pavlovic ndaj Pedro Vite në fillim të aksionit.

Përgjigjja e Ekuadorit ka ardhur shpejt. Nilson Angulo ka përfituar nga një pasiguri në mbrojtjen gjermane dhe ka realizuar për ta barazuar rezultatin në 1:1. Ky ishte goli i parë i Ekuadorit në këtë Botëror.

Në fillim të pjesës së dytë, gjyqtarja ka akorduar penallti për Gjermaninë pas një dueli mes Joel Ordónez dhe Kai Havertz, por vendimi është anuluar pas ndërhyrjes së VAR-it, pasi është konstatuae një faull i Sanws në ndërtimin e aksionit.

Ekuadori ka vazhduar ta kërkojë golin e fitores dhe e ka gjetur atë në minutën e shtatëdhjetë e shtatë. Pas një goditje nga këndi të Pedro Vite, Kevin Rodriguez e ka devijuar topin, ndërsa Gonzalo Plata ka realizuar për 2:1.

Me këtë fitore historike, Ekuadori e mbylli Grupin E në vendin e tretë, por me pikë të mjaftueshme për të avancuar në fazën eliminatore si një nga ekipet më të mira të vendeve të treta.

Në anën tjetër, pavarësisht humbjes së parë në këtë Botëror, Gjermania e përfundoi grupin në vendin e parë dhe gjithashtu vazhdon garën në fazën e 1/16-ës.

Gjermania dhe Ekuadori ndahen në barazim pas pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Gjermanisë dhe Ekuadorit, e vlefshme për xhiron e tretë të Grupit E në Botërorin 2026. Pas dyzet e pesë minutave të para, rezultati është i barabartë 1:1.

Gjermanët kanë kaluar në epërsi shumë shpejt, në minutën e dytë. Leroy Sane ka finalizuar me sukses një aksion të bukur të ndërtuar së bashku me Florian Wirtz, duke mposhtur portierin me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të majtë.

Megjithatë, Ekuadori ka reaguar menjëherë. Në minutën e nëntë, Nilson Angulo ka realizuar një gol spektakolar me një goditje të fortë nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të djathtë për rezultatin 1:1.


MË SHUME NGA Botërori 2026