Sot në RTK superdueli Norvegji–Francë
BKT
Botërori 2026

Sot në RTK superdueli Norvegji–Francë

B.H./RTKlive

Kupa e Botës 2026 vazhdon sot me gjashtë ndeshje tjera të fazës së grupeve, ndërsa vëmendja kryesore do të jetë te përballja spektakolare ndërmjet Norvegjisë dhe Francës, e cila transmetohet drejtpërdrejt në RTK1, duke filluar nga ora 21:00.

Përballja në Boston vë përballë dy prej sulmuesve më të mirë në botë, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, ndërsa fituesi i ndeshjes do ta mbyllë Grupin I në vendin e parë. Të dyja kombëtaret e kanë siguruar tashmë kualifikimin në fazën e 1/16 së finales, por vendi i parë mund t'u sjellë një short më të favorshëm në vazhdim të turneut.

Trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken, ka bërë të ditur se do të menaxhojë ngarkesën fizike të lojtarëve para fazës eliminuese, ndërsa Franca do të jetë pa trajnerin Didier Deschamps në bankinë, pasi ai është larguar për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të nënës së tij.

Në ndeshjen tjetër të Grupit I, Senegali përballet me Irakun, në një duel ku afrikanët kërkojnë kualifikimin, ndërsa irakianët synojnë ta mbyllin Botërorin me fitore.

Programi i ndeshjeve të Botërorit vazhdon gjatë natës me përballjet e Grupit H. Nga ora 02:00, RTK1 transmeton takimin mes Kepit të Gjelbër dhe Arabisë Saudite, ndërsa në të njëjtën kohë Uruguai luan ndaj Spanjës. Të dyja sfidat pritet të vendosin renditjen përfundimtare të grupit dhe ekipet që do të vazhdojnë garën në fazën nokaut.

Në orën 05:00 zhvillohen edhe ndeshjet e fundit të Grupit G. Në RTK1 transmetohet përballja Egjipt–Iran, ndërsa Zelanda e Re takohet me Belgjikën. Edhe në këtë grup pritet një garë e fortë për vendet që çojnë në raundin e 32 më të mirëve.

Programi i ndeshjeve për sot në Kupën e Botës 2026

Grupi I (21:00)
Norvegji – Francë (RTK1)
Senegal – Irak (VS1)

Grupi H (02:00)
Kepi i Gjelbër – Arabia Saudite (RTK1)
Uruguai – Spanja (VS1)

Grupi G (05:00)
Egjipti – Irani (RTK1)
Zelanda e Re – Belgjika (VS1)


MË SHUME NGA Botërori 2026