18:38 / 26.06.2026
Sibo: Duam ta mposhtim Kroacinë dhe ta mbyllim grupin në vendin e parë
Uran Krasniqi / RTKLive
Mesfushori i Real Oviedos, Kwasi Sibo, ka bërë të qartë se Gana synon vetëm fitoren në ndeshjen vendimtare ndaj Kroacisë në Kupën e Botës, me objektivin për ta përfunduar Grupin L në pozitën e parë.
Një fitore ndaj Kroacisë e dërgon Ganën në fazën e 32 skuadrave më të mira, ndërsa vendi i parë do të varet edhe nga rezultati i Anglisë kundër Panamasë. Një barazim siguron gjithashtu kualifikimin, por renditja finale do të përcaktohet nga rezultati i ndeshjes tjetër të grupit. Në rast humbje, Gana do të shpresojë të kualifikohet si njëra nga tetë skuadrat më të mira të vendeve të treta.
"Ne duam t'i marrim tri pikët ndaj Kroacisë, sepse duam të jemi liderë të grupit dhe nuk po shikojmë prapa", ka deklaruar Sibo.























