Franca mposht bindshëm Norvegjinë
BKT
Botërori 2026

Franca mposht bindshëm Norvegjinë

Uran Krasniqi / RTKLive

(E plotësuar, 23:06) - Franca ka konfirmuar statusin e një prej favoriteve në Kupën e Botës 2026, duke e mposhtur Norvegjinë me rezultat 4:1 dhe duke e mbyllur Grupin I në vendin e parë me tri fitore në po aq ndeshje.

Francezët e kanë nisur ndeshjen në mënyrë spektakolare dhe kanë qenë pranë golit që në sekondat e para, kur goditja e Kylian Mbappe është ndalur nga traversa.

Presioni i vazhdueshëm është shpërblyer në minutën e shtatë, kur Ousmane Dembele ka realizuar golin e parë të takimit. Sulmuesi francez ka shënuar sërish në minutën e njëzet, ndërsa vetëm një minutë më vonë Thelo Aasgaard e ka ngushtuar rezultatin në 2:1 për Norvegjinë.

Megjithatë, Dembele nuk është ndalur dhe në minutën e tridhjetë e dytë e ka kompletuar "hat-trick"-un e tij, duke rikthyer epërsinë prej dy golash për Francën.

Në pjesën e dytë, Norvegjia e ka pasur mundësinë të rikthehej në lojë, por Jorgen Strand Larsen e ka humbur një penallti, e cila është pritur nga portieri Mike Maignan. Ka qenë penalltia e parë e pritur nga një portier në këtë edicion të Kupës së Botës.

Norvegjezët kanë krijuar edhe disa raste të tjera, por nuk kanë arritur ta mposhtnin sërish Maignanin. Në minutat shtesë, Desire Doue e ka vulosur fitoren me golin përfundimtar për 4:1.

Me këtë triumf, Franca e përfundon fazën e grupeve me maksimumin e pikëve dhe pret të mësojë kundërshtarin në fazën e 1/16 së finales. Në anën tjetër, Norvegjia, pavarësisht humbjes, ka siguruar kualifikimin në fazën eliminatore, ku do të përballet me Bregun e Fildishtë.

Franca në epërsi pas pjesës së parë kundër Norvegjisë

Francë ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 3–1 ndaj Norvegjisë në ndeshjen e Grupit I të Kupës së Botës 2026.

Ndeshja ka nisur furishëm nga francezët me Kylian Mbappe që ka asistuar për Ousmane Dembele, i cilika shënuar për 0–1 në minutën e shtatë.

Francezët e kanë vazhduar dominimin dhe Dembele ka realizuar edhe golin e dytë në minutën e njëzet pas një aksioni të mirë në kufijtë e zonës.

Norvegjia ka reaguar në minutën e njëzet e një me golin e Thelo Aasgaard, i cili e ka ngushtuar rezultatin në 1–2 pas një asistimi nga Andreas Schjelderup.

Por në minutën e tridhjetë e dytë, Dembele e ka kompletuar “hat-trick”-un e tij personal në këtë pjesë loje, duke e çuar Francën në epërsi të sigurt 1–3.


MË SHUME NGA Botërori 2026