Të ardhurat nga taksat mjedisore në vitin 2025 ishin rritur prej 11,8%
Medina Pasoma / RTKlive
Të ardhurat nga taksat mjedisore në vitin 2025 janë rritur prej 11,8 %, krahasuar me vitin 2024.
“Në vitin 2025, të ardhurat nga taksat mjedisore arritën në vlerën 422,446,139 milionë euro, ku krahasuar me vitin 2024 ka pasur rritje prej 11,8 %”, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Në vitin 2025, të ardhurat nga taksat e energjisë (akciza) vazhduan ta përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave mjedisore.
“Këto taksa kanë pasur rritje për 12,0 %, krahasuar me vitin 2024. Kurse,të ardhurat nga taksat e ndotjes kanë pasur rritje për 35,3 %; si dhe të ardhurat nga transporti kanë pasur rritje për 9,6 %, krahasuar me vitin 2024”, vazhdon njoftimi.
Sipas strukturës së të ardhurave nga gjithsej taksat mjedisore për vitin 2025, taksat e energjisë zënë pjesën më të madhe të të ardhurave me 365,303,771 mil.euro, ose 86,5 %, pasuar nga taksat e transportit me 53,990,341 milion.euro, ose 12,8 %, dhe taksat e ndotjes me 3,152,027 ose 0,7 %.























