Kroacia mposht Ganën dhe siguron kualifikimin
Uran Krasniqi/RTKLive
(E plotësuar, 1:00) - Kroacia ka siguruar një vend në fazën e 1/32 së finales të Kupës së Botës 2026, pasi e ka mposhtur Ganën me rezultat 2:1 në ndeshjen e fundit të Grupit L.
Pjesa e parë ka qenë e kujdesshme nga të dyja skuadrat, me raste të pakta për shënim. Kroatët e kanë krijuar mundësinë e parë serioze përmes Nikola Vllashiqit, i cili e ka goditur shtyllën, ndërsa më pas Marin Pongraçiq nuk ka arritur të shënojë me kokë pas një goditje të lirë të Luka Modriqit.
Epërsinë për Kroacinë e ka sjellë Petar Suçiq në minutën e tridhjetë e një, pas një asistimi nga Mateo Kovaçiq. Mesfushori kroat ka realizuar nga distanca, duke dërguar topin në këndin e portës.
Në pjesën e dytë, Gana ka reaguar dhe ka arritur ta barazojë rezultatin me Derrick Luckassen, pas një goditje të lirë të Ernest Nuamah. Goli është konfirmuar vetëm pas një kontrolli të gjatë nga sistemi VAR.
Megjithatë, festa e Ganës ka zgjatur vetëm dhjetë minuta. Nikola Vllashiq e ka rikthyer epërsinë për Kroacinë, duke shënuar me kokë pas një goditje nga këndi të Luka Modriqit.
Me këtë fitore, Kroacia siguroi kalimin në fazën tjetër të garës dhe në 1/32 e finales do të përballet me skuadrën e vendit të dytë të Grupit K në Toronto.
Edhe Gana ka kaluar tutje si njëra prej skuadrave të kualifikuara dhe në raundin tjetër do të luajë ndaj fituesit të Grupit K.
Kroacia në epërsi ndaj Ganës pas pjesës së parë
Kroacia e ka e mbyllur pjesën e parë me epërsi ndaj Ganës, me rezultat 1-0, në ndeshjen e vlefshme për Grupin L në Botërorin 2026.
Skuadra kroate ka qenë më kërkuese gjatë dyzet e pesë minutave të para dhe ka arritur ta gjejë golin në minutën e tridhjetë e një. Mesfushori Petar Sucic ka shënuar një gol nga distanca pas një pasimi të mirë nga Mateo Kovacic. Goditja e tij ka qenë e fortë dhe e saktë, duke e lënë portierin e Ganës pa mundësi reagimi.
Kroacia ka pasur mundësi të tjera për të kaluar në epërsi edhe më herët. Në minutën e shtatëmbëdhjetë, Nikola Vlasic e ka goditur shtyllën me një tentim të rrezikshëm nga afërsia e zonës së rreptësisë.
Ganae ka pasur rastin më të mirë për barazim në minutën e dyzet, kur Antoine Semenyo ka depërtuar mirë brenda zonës, por goditja e tij ka përfunduar jashtë portës.























