Kanadaja kualifikohet në 1/8 e finales, pas fitores në frymën e fundit
BKT
Botërori 2026

Kanadaja kualifikohet në 1/8 e finales, pas fitores në frymën e fundit

Uran Krasniqi / RTKLive

(E plotësuar, 23:00) - Kanadaja ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026, pasi e ka mposhtur  Afrikën e Jugut, me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Inglewood.

Takimi, i pari i fazës me eliminim direkt, ka qenë i luftuar dhe është vendosur vetëm në minutat shtesë, kur Stephen Eustaquio e ka realizuar golin e fitores.

Pjesa e parë është mbyllur pa gola, ndonëse Kanadaja ka qenë skuadër më këmbëngulëse në sulm dhe ka krijuar rastet më të mira për shënim. Megjithatë, portieri i Afrikës së Jugut, Ronwen Williams, ka qenë protagonisti kryesor i dyzet e pesë minutave të para me disa pritje vendimtare.

Në minutën e njëzet e dytë, Derek Cornelius ka rrezikuar me një goditje me kokë pas një goditje të lirë, por Williams ka reaguar në mënyrë fantastike, duke shmangur golin.

Kanadezët i janë afruar sërish avantazhit në minutën e dyzet e katërt. Fillimisht, Moise Bombito e ka provuar me kokë, por tentativa e tij është bllokuar nga mbrojtja. Topi ka përfunduar te Tajon Buchanan, i cili ka gjuajtur menjëherë, por edhe kësaj radhe Williams ka bërë një pritje spektakolare.

Edhe në pjesën e dytë Kanadaja ka vazhduar të ushtrojë presion. Në minutën e gjashtëdhjetë e pestë, Tanitoluwa Oluwaseyi ka dalë i vetëm përballë portierit, por Williams ka reaguar sërish me sukses. Tre minuta më vonë, Promise David e ka provuar me një goditje të fortë nga distanca, por topi ka kaluar pranë shtyllës së majtë.

Në minutën e shtatëdhjetë e tetë, Jonathan David ka pasur një tjetër rast të artë, por portieri i Afrikës së Jugut e ka pritur, duke mbajtur skuadrën e tij në lojë.

Megjithatë, rezistenca e afrikanëve është thyer në minutën e dytë shtesë. Pas një topi të kthyer nga mbrojtja, Stephen Eustaquio ka përfituar në skajin e zonës dhe e ka lëshuar një goditje të ulët e të saktë, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës për rezultatin përfundimtar 1:0.

Me këtë fitore dramatike, Kanadaja avancon në mesin e gjashtëmbëdhjetë kombëtareve më të mira të Kupës së Botës, ndërsa Afrika e Jugut i jep fund rrugëtimit të saj në turne.

Kanadaja më kërkuese, por pjesa e parë pa gola ndaj Afrikës së Jugut

Kanadaja dhe Afrika e Jugut i kanë mbyllur dzyet e pesë minutat e para me rezultat të bardhë 0:0 në ndeshjen e parë të fazës nokaut të Kupës së Botës 2026.

Përballja ka qenë e luftuar, por Kanadaja është shfaqur disi më kërkuese në sulm, duke krijuar rastet më të mira për shënim. Megjithatë, portieri i Afrikës së Jugut, Ronwen Williams, ka qenë në lartësinë e detyrës, duke mbajtur të paprekur portën e tij.

Rasti i parë serioz ka ardhur në minutën e njëzet e dytë, kur Derek Cornelius ka goditur me kokë pas një goditje të lirë, por Williams ka reaguar në mënyrë me një pritje refleks, duke shmangur golin e sigurt.

Kanadezët i janë afruar edhe më shumë avantazhit në minutën e dyzet e katërtt. Fillimisht, Moise Bombito e ka provuar me kokë, por goditja e tij është bllokuar nga mbrojtja. Topi ka përfunduar te Tajon Buchanan, i cili ka gjuajtur menjëherë drejt portës, por edhe kësaj radhe Ronwen Williams ka bërë një pritje spektakolare, duke shpëtuar ekipin e tij nga pësimi i golit.

Nis ndeshja Kanada - Afrika e Jugut

Ka nisur përballja mes Kanadasë dhe Afrikës së Jugut, e vlefshme për fazën e tridhjetë e dy skuadrave më të mira të Kupës së Botës 2026.

Me përfundimin e fazës së grupeve, turneu tashmë zhvillohet me sistem eliminimi direkt, ku humbësi i ndeshjes i jep fund rrugëtimit në Botëror, ndërsa fituesi siguron kualifikimin në raundin e gjashtëmbëdhjetë më të mirëve.

Ndeshjen e kanë nisur kanadezët, të cilët kanë goditur të parët topin nga pika e bardhë e mesit të fushës.

Për tifozët në Kosovë, ndeshja transmetohet drejtpërdrejt në Vala TV.


MË SHUME NGA Botërori 2026