Paraguaji e eliminon Gjermaninë pas penalltive
BKT
Botërori 2026

Paraguaji e eliminon Gjermaninë pas penalltive

Uran Krasniqi/RTKLive

(E plotësuar, 1:35) - Gjermania është eliminuar nga Kupa e Botës 2026, pasi është mposhtur nga Paraguaji pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4:3.

Pas një ndeshje të luftuar, e cila ka përfunduar 1:1 pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve, fituesi është përcaktuar nga pika e bardhë, ku skuadra latino-amerikane është treguar më e saktë.

Vendimtar në eliminimin e katër herë kampionëve të botës ka qenë dështimi i tre futbollistëve gjermanë nga penalltia. Kai Havertz, Nick Woltemade dhe Jonathan Tah nuk kanë arritur t'i konkretizonin goditjet e tyre, duke i hapur rrugën Paraguajit drejt kualifikimit.

Në kohën e rregullt ndeshja ishte mbyllur me rezultat 1-1.

Paraguaji e ka gjetur golin në minutën e dyzet e dytë. Matias Galarza ka harkuar saktë në zonë, ndërsa Julio Enciso është shkëputur më lart se mbrojtësit gjermanë dhe me një goditje me kokë e ka dërguar topin në rrjetë për 1:0. 

Gjermania ka reaguar menjëherë pas pushimit. Në minutën e pesëdhjetë e katërt, Kai Havertz e ka shfrytëzuar një asistim të Leon Goretzka dhe ka barazuar shifrat në 1:1. 

Në vazhdime Gjermania ka gjetur golin e avantazhit përmes Tah, i cili ka shënuar me kokë, por pas shqyrtimit nga VAR goli është anuluar.  

Ky është një zhgënjim i madh për Gjermaninë, e cila konsiderohej ndër pretendentët për të shkuar larg në Botërorin 2026.

Kjo ndeshje e zhvilluar në Boston, ka qenë ndeshja e parë e kësaj faze ku ishin tridhjetë e dy skuadra, e cila ka shkuar në vazhdime dhe deri tek ekzekutimi i penalltive.  

Gjermania e Paraguaji barazojnë në kohën e rregullt, ndeshja vazhdon

Ndeshja e fazës së tridhjetë e dy skuadrave më të mira në Kupën e Botës 2026 mes Gjermanisë dhe Paraguajit nuk ka prodhuar fitues pas nëntëdhjetë minutave, me skuadrat që kanë barazuar 1:1 dhe tani do ta kërkojnë kualifikimin pas vazhdimeve.

Paraguaji ka befasuar favoritët evropianë në fund të pjesës së parë. Në minutën e dyzet e dytë, Julio Enciso ka realizuar me kokë pas një harkimi të saktë nga Matias Galarza, duke mposhtur portierin Manuel Neuer dhe duke i dhënë epërsinë skuadrës latinoamerikane.

Gjermania ka reaguar menjëherë pas pushimit. Në minutën e pesëdhjetë e katërt, Kai Havertz e ka shfrytëzuar një asistim të Leon Goretzka dhe ka barazuar shifrat në 1:1, duke rikthyer në lojë katër herë kampionët e botës.

Deri në fund të kohës së rregullt, "Pancerët" kanë ushtruar presion të vazhdueshëm dhe kanë dominuar qartë posedimin e topit, duke krijuar raste të shumta shënimi. Megjithatë, Paraguaji është mbrojtur, ndërsa portieri paraguajan ka bërë pati disa pritje vendimtare që e kanë mbajtur ekipin e tij në lojë.

Tashmë gjithçka do të vendoset në vazhdime. Nëse edhe pas 120 minutave rezultati mbetet i barabartë, fituesi i kësaj përballje do të përcaktohet përmes goditjeve nga pika e bardhë.Paraguaji befason Gjermaninë, mbyll pjesën e parë në epërsi

Paraguaji ka befasuar Gjermaninë në pjesën e parë të ndeshjes së fazës nokaut të Kupës së Botës 2026, duke shkuar në pushim me epërsi minimale 1:0.

Edhe pse Gjermania ka dominuar në posedimin e topit gjatë pjesës më të madhe të dyzet e pesë minutave të para, kanë qenë latinoamerikanët ata që kanë treguar efikasitetin para portës.

Shenja e parë e rrezikut ka ardhur që në minutën e dytë, kur Junior Alonso ka rrezikuar pas një goditje nga këndi, por portieri gjerman ka reaguar në kohë dhe e ka ndalur tentimin e tij.

Goli vendimtar i pjesës së parë është shënuae në minutën e dyzet e dytë. Matias Galarza ka harkuar saktë në zonë, ndërsa Julio Enciso është shkëputur më lart se mbrojtësit gjermanë dhe me një goditje me kokë e ka dërguar topin në rrjetë për 1:0. Portieri gjerman ka mbetur në vend pa mundësi për ta ndalur këtë goditje.

Megjithatë, gjithçka mbetet e hapur. Gjermania ka edhe edhe dyzet e pesë minuta në dispozicion për të reaguar dhe për të tentuar përmbysjen.

Vazhdon faza nokaut e Botërorit, Gjermania presion ndaj Paraguajit

Ka nisur ndeshja e tretë e fazës nokaut të Kupës së Botës 2026, ku përballë njëra-tjetrës janë Gjermania dhe Paraguaji.

Takimi po zhvillohet në Foxborough, ndërsa minutat e para janë dominuar nga kombëtarja gjermane. "Pancerët" e kanë nisur më mirë ndeshjen, duke mbajtur më shumë topin në zotërim dhe duke ushtruar presion ndaj mbrojtjes së Paraguajit.

Më herët gjatë ditës, Brazili e ka siguruar kalimin në raundin tjetër, pasi e ka mposhtur Japoninë me rezultat 2:1. Ndërkohë, të dielën edhe Kanadaja e ka siguruar kualifikimin falë fitores minimale 1:0 ndaj Afrikës së Jugut.


MË SHUME NGA Botërori 2026