Rooney kërkon ndryshim në mesfushën e Anglisë: Mainoo në vend të Anderson
F.B/RTKLive
Wayne Rooney i ka dhënë Thomas Tuchel një sugjerim taktik para ndeshjes së Anglisë kundër DR Kongos, duke kërkuar që Kobbie Mainoo të aktivizohet nga minuta e parë në mesfushë.
Anglia dhe Kongo përballen këtë javë në “Mercedes-Benz Stadium” në Atlanta, në një duel që vendos kualifikimin për në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026.
Kongo vjen në këtë sfidë pas fitores 3-1 ndaj Uzbekistanit, duke përfunduar e treta në Grupin K, pas Portugalisë dhe Kolumbisë.
Në analizën e tij, Rooney ka propozuar një mesfushë me Declan Rice si organizator defensiv, ndërsa përkrah tij të luajnë Jude Bellingham dhe Kobbie Mainoo, duke lënë jashtë Anderson.
“Mainoo mund të sjellë ekuilibër dhe qetësi në hapësira të ngushta. Ai është lojtari më i mirë për të zgjidhur situata të vështira me topin në këmbë,” u shpreh Rooney.
Ai shtoi gjithashtu se Bellingham mund të përdoret më thellë në mesfushë në ndeshje kundër ekipeve që mbrohen ulët, ndërsa Morgan Rogers është më i përshtatshëm për role me shpinë nga porta.
Thomas Tuchel deri tani ka pasur një bilanc pozitiv me Anglinë, me 10 fitore dhe 1 barazim në 11 ndeshje, duke mbetur ende i pamposhtur në drejtimin e “Tre Luanëve”.























