Sonte në RTK dy superpërballje
BKT
Botërori 2026

Sonte në RTK dy superpërballje

F.B/RTKLive

Kupa e Botës 2026 vazhdon sonte me tri përballje të forta në kuadër të fazës së 1/16 së finales.

Programi i ndeshjeve nis me duelin mes Anglisë dhe DR Kongos, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK, sfidë që pritet të sjellë rivalitet të madh në fushë.

Më pas, në orën 22:00, zhvillohet ndeshja tjetër e madhe e mbrëmjes mes Belgjikës dhe Senegalit, një përballje që pritet të jetë e balancuar dhe me ritëm të lartë.

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në orën 02:00, vjen edhe ndeshja e tretë e ditës mes SHBA-së dhe Bosnjë e Hercegovinës, një duel që mbyll programin e superndeshjeve të kësaj faze, ndeshje që do të transmetohet në RTK.

Këto ndeshje do të përcaktojnë disa nga skuadrat që do të sigurojnë biletën për në çerekfinale të turneut më të madh të futbollit në botë.


MË SHUME NGA Botërori 2026