Kane çon Anglinë në 1/8 e finales, eliminohet Kongo
F.B/RTKLive
(E përditësuar, 20:03)-Anglia ka përmbysur Kongon në pjesën e dytë të ndeshjes, duke fituar 2:1 dhe duke siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026.
Ndeshja nisi më mirë për përfaqësuesen afrikane, e cila kaloi në epërsi që në minutën e 7-të me golin e Cipengës, duke befasuar “Tre Luanët”.
Anglia krijoi disa raste të rrezikshme në pjesën e parë, por pa arritur të gjejë rrugën drejt golit të barazimit. Në anën tjetër, Kongo ishte pranë golit të dytë, por shtylla i mohoi avantazhin e dyfishtë.
Në pjesën e dytë, skuadra angleze e rriti ritmin dhe mori kontrollin e plotë të lojës, duke kërkuar vazhdimisht golin e barazimit.
Heroi i Anglisë ishte Harry Kane, i cili në minutën e 75-të barazoi rezultatin në 1:1. Vetëm pak minuta më vonë, sulmuesi anglez realizoi edhe golin e dytë personal, duke përmbysur rezultatin dhe duke siguruar fitoren për skuadrën e tij.
Me këtë triumf, Anglia siguron kalimin në 1/8 e finales, ku do të përballet me Meksikën, ndërsa Kongo i jep fund rrugëtimit të saj në Botërorin 2026.
Kongo po e befason Anglinë
(E përditësuar, 16:53) – Kongo po vazhdon të befasojë Anglinë në ndeshjen e fazës së 1/16 së finales të Kupës së Botës 2026.
Pas 45 minutave të para, përfaqësuesja afrikane kryeson me rezultat 1:0, falë golit të Cipengës të shënuar në minutën e 7-të.
Anglia pati disa raste të mira për ta rikthyer baraspeshën, por nuk arriti të konkretizojë asnjërën prej tyre gjatë pjesës së parë.
Në anën tjetër, Kongo ishte pranë golit të dytë, por shtylla i mohoi festën, duke shpëtuar portën e anglezëve.
Fituesi i këtij takimi do të sigurojë një vend në çerekfinale të Botërorit 2026.
Angli-Kongo, nis ndeshja
Ka startuar përballja mes Anglisë dhe Kongos.
‘Tre Luanët’ dhe Kongo po ndeshen në kuadër të fazës së 1/16 e finales së Kupës së Botës 2026, duel që mund ta ndiqni në RTK.
Anglia ta paktën në letër konsiderohet favorite, megjithatë befasitë në evente të tilla të futbollit botëror nuk mungojnë.























