Spanja shkund Austrinë, kalon në 1/8 e finales së Botërorit 2026
BKT
FIFA.com
Botërori 2026

Spanja shkund Austrinë, kalon në 1/8 e finales së Botërorit 2026

F.B/RTKLive

(E përditësuar, 23:03)-Spanja ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti bindshëm Austrinë me rezultatin 3-0 në fazën e 1/16 së finales.

"La Roja" dominoi takimin nga fillimi deri në fund dhe e konkretizoi epërsinë në minutën e 36-të, kur Mikel Oyarzabal zhbllokoi rezultatin.

Në pjesën e dytë, spanjollët vazhduan me ritëm të lartë dhe dyfishuan epërsinë në minutën e 66-të me anë të Parros, ndërsa Oyarzabal vulosi fitoren me golin e tij të dytë personal në minutën e 89-të.

Me këtë fitore, Spanja avancon në 1/8 e finales të Botërorit 2026, ku do të vazhdojë garën për titullin kampion, ndërsa Austria eliminohet dhe i jep fund rrugëtimit të saj në këtë edicion të Kupës së Botës.

Spanja po dominon ndaj Austrisë

(Përditësuar, 21:52) – Spanja e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0 ndaj Austrisë, në ndeshjen e vlefshme për 1/16 e finales së Kupës së Botës 2026.

"La Roja" dominoi 45 minutat e para, duke kontrolluar lojën dhe krijuar disa raste të mira shënimi, ndërsa Austria pati vështirësi të rrezikonte portën kundërshtare.

Goli i vetëm i pjesës së parë u realizua nga Mikel Oyarzabal në minutën e 36-të, duke i dhënë avantazhin spanjollëve para pushimit.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Spanjë-Austri, nis ndeshja

Kjo sfidë pritet me interesim të madh, duke marrë parasysh formën e mirë të spanjollëve dhe paraqitjet solide të Austrisë në këtë turne.

Spanja hyn në këtë sfidë si një nga favoritët për trofeun, e udhëhequr nga një gjeneratë e re futbollistësh që po shkëlqejnë në Botërorin 2026, ndërsa Austria kërkon të bëjë surprizën dhe të sigurojë një vend mes tetë skuadrave më të mira në botë.

Fituesi i këtij dueli siguron kualifikimin në 1/8 e finales së Botërorit 2026.


MË SHUME NGA Botërori 2026