Zvicra kalon në një të tetën e finales të Botërorit 2026
BKT
Botërori 2026

Zvicra kalon në një të tetën e finales të Botërorit 2026

Sh.Çoçaj/RTKlive

Zvicra ka siguruar kualifikimin në një të tetën e finales të Botërorit 2026, pasi mposhti Algjerinë me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në orët e para të së premtes.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, udhëhoqi skuadrën drejt një tjetër suksesi në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Goli i parë u realizua nga Breel Embolo në minutën e 10-të, duke i dhënë epërsinë Zvicrës që në fillim të takimit. Rezultati 1:0 mbeti i pandryshuar deri në përfundim të pjesës së parë.

Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, Dan Ndoye shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren 2:0 ndaj Algjerisë.

Në tre Botërorët e kaluar Zvicra kishte arritur në një të tetën e finales, përkatësisht kishte kaluar grupin. Por nuk kishte avancuar më tej. 

Me këtë sukses, kombëtarja zvicerane synon të thyejë këtë traditë dhe të arrijë më larg në turneun e këtij viti.


MË SHUME NGA Botërori 2026