Fundi i epokës Nagelsmann në krye të Gjermanisë
F.B/RTKLive
Epoka e Julian Nagelsmann në stolin e kombëtares së Gjermanisë po shkon drejt fundit.
Pas eliminimit zhgënjyes në Kupën e Botës 2026 dhe presionit të madh publik, trajneri 38-vjeçar ka pranuar të largohet nga posti i përzgjedhësit.
Edhe pse kontrata e tij me Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) ishte e vlefshme deri në përfundim të Euro 2028, palët kanë arritur një marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit.
Sipas raportimeve të agjencisë DPA, Nagelsmann do të përfitojë një dëmshpërblim prej 7 milionë eurosh, rreth gjysmën e shumës që do të kishte marrë nëse do ta përfundonte kontratën, e cila kapte vlerën e 14 milionë eurove.
Ndryshimet në DFB nuk pritet të ndalen vetëm te largimi i trajnerit. Raportohet se bordi mbikëqyrës i federatës është mbledhur këtë të premte në një videokonferencë, ku në rend dite është edhe e ardhmja e drejtorit sportiv, Rudi Völler, si dhe e drejtorit të përgjithshëm, Andreas Rettig.
Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për ristrukturimin e futbollit gjerman, pas një tjetër dështimi të madh në arenën ndërkombëtare.























