Egjipti në 1/8 e finales, eliminon Australinë pas penalltive
F.B/RTKLive
(E përditësuar, 22:54)-Egjipti është kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026, pasi eliminoi Australinë, me rezultat 4-2, pas ekzekutimit të penalltive pasi koha e rregullt dhe lojë në vazhdime u mbyll baras 1-1.
Egjipti kaloi në epërsi që në minutën e 13-të, kur Ashour realizoi për 1-0, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.
Australia reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë rezultatin në minutën e 55-të, pas një autogoli të Hany, i cili devijoi topin në portën e tij.
Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave në minutat e mbetura, rezultati nuk ndryshoi dhe çështja e kualifikimit do të vendoset në vazhdime.
Gola nuk kishte as 30 minutat shtesë, kështu që nga pika e bardhë më të saktë ishin futbollistët e Egjiptit duke e fituar ndeshjen me rezultat 4-2 dhe duke prekur 1/8 e finales së këtij Botërori që tashmë ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’.
Australi–Egjipt shkon në vazhdime
(E përditësuar, 22:01)-Nuk ka fitues pas kohës së rregullt në përballjen mes Australisë dhe Egjiptit në kuadër të 1/16 së finales së Kupës së Botës 2026.
Dy kombëtaret e mbyllën kohën e rregullt në barazim 1-1, duke bërë që ndeshja të shkojë në dy pjesët shtesë nga 15 minuta.
Egjipti kaloi në epërsi që në minutën e 13-të, kur Ashour realizoi për 1-0, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.
Australia reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë rezultatin në minutën e 55-të, pas një autogoli të Hany, i cili devijoi topin në portën e tij.
Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave në minutat e mbetura, rezultati nuk ndryshoi dhe çështja e kualifikimit do të vendoset në vazhdime.
Nëse as 30 minutat shtesë nuk nxjerrin fitues, skuadra që do të avancojë në çerekfinale do të përcaktohet përmes goditjeve nga pika e bardhë.
Egjipti po avancon ndaj Australisë
(E përditësuar, 20:52)-Ka përfunduar pjesa e parë e sfidës mes Australisë dhe Egjiptit në kuadër të 1/16 së finales së Kupës së Botës 2026, me epërsinë minimale të kombëtares egjiptiane.
Pas 45 minutave të para, Egjipti kryeson me rezultatin 1-0, falë golit të realizuar nga Ashour në minutën e 13-të të takimit.
Australia ka tentuar të reagojë gjatë pjesës së parë dhe ka krijuar disa raste premtuese për shënim, por pa arritur ta dërgojë topin në rrjetë.
Me këtë rezultat, Egjipti shkon në pushim me avantazh, ndërsa pjesa e dytë pritet të sjellë një Australi më agresive në kërkim të barazimit dhe kthimit në lojë.
Nis ndeshja Australi-Egjipt, LIVE në RTK
Ka nisur ndeshja mes Australisë dhe Egjiptit, duel që po transmetohet në RTK.
Australianët dhe egjiptianët po luajnë për të siguruar një vend në mesin e 16 kombëtareve më të mira në Kupën e Botës 2026.
Australia synon të vazhdojë rrugëtimin e saj në Botëror, ndërsa Egjipti beson se mund të bëjë një tjetër hap historik duke siguruar kualifikimin në raundin tjetër.
Fituesi i kësaj sfide do të vazhdojë aventurën në Kupën e Botës 2026, ndërsa skuadra humbëse do t'i japë fund rrugëtimit të saj në turneun më të madh të futbollit botëror.























