Argjentina mposht Kepin e Gjelbër në një sfidë dramatike
N. Mekolli /RTKlive
Argjentina ka mposhtur Kepin e Gjelbër me rezultat 3-2 pas vazhdimeve dhe ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales në Kupën e Botës 2026.
Lionel Messi kaloi Argjentinën në epërsi në minutën e 29-të, ndërsa Deroy Duarte barazoi rezultatin në minutën e 59-të për Kepin e Gjelbër.
Koha e rregullt përfundoi 1-1, duke e çuar ndeshjen në vazhdime.
Në vazhdime, Lisandro Martínez shënoi për 2-1 në minutën e 93-të, por Kepin e Gjelbër barazoi sërish me golin e Sidny Lopes Cabral në minutën e 103-të.
Goli i fitores për Argjentinën erdhi në minutën e 111-të, kur një goditje me kokë e Cristian Romero pas krosimit të Messit u devijua në rrjetë nga Diney Borges, duke u regjistruar si autogol.
Me këtë fitore, Argjentina avancon tutje në turne, ndërsa Kepi i Gjelbër eliminohet.























