Sonte në RTK supersfida Paraguai-Francë
BKT
Botërori 2026

Sonte në RTK supersfida Paraguai-Francë

F.B/RTKLive

Kupa e Botës 2026 vazhdon sonte me dy përballjet e para të fazës së 1/8 së finales.

Vëmendja kryesore do të jetë te supersfida mes Paraguait dhe Francës, e cila pritet të nisë në orën 21:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Franca hyn në këtë duel si një nga favoritët kryesorë për titullin, ndërsa Paraguai synon të vazhdojë surprizën pas eliminimit të Gjermanisë në fazën e kaluar.

Programi i ditës nis në orën 19:00 me sfidën mes Kanadasë dhe Marokut, një tjetër duel i vlefshëm për një vend në çerekfinale.

Dy fituesit e ndeshjeve të sotme do të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale, duke iu afruar edhe më shumë objektivit për të luftuar për trofeun më të madh të futbollit botëror.


MË SHUME NGA Botërori 2026