Spanja e eliminon Portugalinë dhe kalon në çerekfinale të Botërorit
BKT
Botërori 2026

Spanja e eliminon Portugalinë dhe kalon në çerekfinale të Botërorit

Uran Krasniqi/RTKLive

(E plotësuar, 23: 03) - Spanja ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës 2026, pasi e ka mposhtur Portugalinë me rezultat 1–0.

Në një ndeshje të luftuar dhe me pak raste të mëdha në pjesën e dytë, spanjollët kanë arritur të shënojnë golin vendimtar dhe të vazhdojnë rrugëtimin në turne.

Pjesa e parë ka qenë më dinamike, me të dyja skuadrat që kanë pasur mundësi për të kaluar në epërsi, por pa arritur ta gjenin rrugën drejt rrjetës.

Spanja e ka nisur më mirë takimin dhe në minutën e tetë, Mikel Oyarzabal e ka provuar nga një pozicion i vështirë brenda zonës, por goditja e tij ka shkuar pak jashtë shtyllës së djathtë.

Në minutën e gjashtëmbëdhjetë, Alex Baena ka gjuajtur nga kufiri i zonës pas një topi të kthyer, por portieri i Portugalisë Diogo Costa ka reaguar mirë dhe e ka ndalur topin, duke dërguar aksionin në goditje këndi.

Spanja e ka vazhduar presionin dhe në minutën e tridhjetë e një, Dani Olmo e ka humbur një mundësi të mirë, duke dërguar topin me kokë jashtë portës nga një pozicion shumë i favorshëm.

Portugalia ka reaguar në minutën e tridhjetë e shtatë, kur Cristiano Ronaldo e ka provuar pas një topi të kthyer, por portieri i Spanjës Unai Simón e ka pritur. 

Pak para fundit të pjesës së parë, në minutën e dyzet e një, Nuno Mendes e ka provuar një goditje nga distanca, por topi është devijuar nga mbrojtja dhe ka përfunduar në shtyllë.

Pjesa e dytë ka pasur më pak raste. 

Megjithatë, në minutën e parë të kohës shtesë Spanja e ka gjetur golin. Mikel Merino e ka pranuar një pasim të saktë nga Ferran Torres brenda zonës dhe me një goditje të ulët e ka dërguar topin në cepin e majtë të portës, duke mposhtur portierin portugez për rezultatin 1–0.

Portugalia është përpjekur të reagojë në minutat e fundit, por mbrojtja e Spanjës ka rezistuar dhe e ka siguruar fitoren e madhe.

Me këtë triumf, Spanja kalon në çerekfinale të Botërorit 2026, ndërsa Portugalia largohet nga gara.

Pjesa e parë mbyllet pa gola mes Portugalisë e Spanjës

Pjesa e parë e ndeshjes mes Portugalisë dhe Spanjës në Botërorin 2026 është mbyllur 0–0, edhe pse të dyja skuadrat kanë krijuar disa raste të mira për gol.

Ndeshja ka nisur me ritëm të lartë, ku Spanja ka qenë më kërkuese në minutat e para.

Në minutën e tetë, Mikel Oyarzabal e ka provuar nga një pozicion i vështirë brenda zonës, por goditja e tij ka shkuar pak jashtë shtyllës së djathtë.

Në minutën e gjashtëmbëdhjetë, Alex Baena ka gjuajtur nga kufiri i zonës pas një topi të kthyer, por portieri i Portugalisë Diogo Costa ka reaguar mirë dhe e ka ndalur topin, duke dërguar aksionin në goditje këndi.

Spanja e ka vazhduar presionin dhe në minutën e tridhjetë e një, Dani Olmo e ka humbur një mundësi të mirë, duke dërguar topin me kokë jashtë portës nga një pozicion shumë i favorshëm.

Portugalia ka reaguar në minutën e tridhjetë e shtatë, kur Cristiano Ronaldo e ka provuar pas një topi të kthyer, por portieri i Spanjës Unai Simón e ka pritur. 

Pak para fundit të pjesës së parë, në minutën e dyzet e një, Nuno Mendes e ka provuar një goditje nga distanca, por topi është devijuar nga mbrojtja dhe ka përfunduar në shtyllë.

Nis ndeshja Portugali - Spanjë

Ka nisur ndeshja mes Portugalisë dhe Spanjës, e vlefshme për fazën e 1/16 së finales në Kupën e Botës 2026.

Takimi po zhvillohet në Arlington.

Portugalia ka ardhur në këtë ndeshje pas fitores ndaj Kroacisë në raundin e kaluar, ndërsa Spanja ka siguruar kualifikimin pasi e ka mposhtur Austrinë.

Fituesi i këtij dueli do të kualifikohet në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Belgjikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


MË SHUME NGA Botërori 2026