Ronaldo largohet nga Botërori pa trofeun e ëndërruar
BKT
Botërori 2026

Ronaldo largohet nga Botërori pa trofeun e ëndërruar

Uran Krasniqi/RTKLive

Në futbollin e madh, jo gjithmonë triumfojnë emrat më të mëdhenj. Në fund, suksesin e arrijnë skuadrat që arrijnë të bashkojnë të gjitha pjesët e tyre dhe të luftojnë si një grup.

Për Portugalinë, humbja ndaj Spanjës në Botërorin 2026 ishte veçanërisht e dhimbshme për Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi portugez u largua nga fusha me zhgënjim të madh, pasi një tjetër mundësi për ta fituar Kupën e Botës me kombëtaren e tij përfundoi pa sukses. Trofeu i Botërorit mbetet i vetmi titull i madh që i mungon në një karrierë të jashtëzakonshme.

Megjithatë, Ronaldo largohet nga skena botërore me një histori që pak futbollistë mund ta krahasojnë. Ai ka qenë një nga lojtarët më dominues të brezit të tij dhe ka lënë gjurmë të mëdha në futbollin ndërkombëtar.

Me kombëtaren e Portugalisë, Ronaldo fitoi Kampionati Evropian 2016 dhe Nations League 2019, ndërsa për vite të tëra ishte lideri dhe golashënuesi kryesor i përfaqësueses së tij.

Në nivel klubesh, ai ka fituar pothuajse gjithçka që mund të fitohet. Ronaldo është pesë herë fitues i "Topit të Artë", ka triumfuar disa herë në Champions League dhe ka fituar tituj kampion në Angli, Spanjë dhe Itali.

Ai ka luajtur për klube të mëdha si Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, duke vendosur rekorde të shumta për gola dhe paraqitje.


MË SHUME NGA Botërori 2026