Rooney për Ronaldon: Mentaliteti i tij mbetet i pakrahasueshëm
BKT
Botërori 2026

Rooney për Ronaldon: Mentaliteti i tij mbetet i pakrahasueshëm

F.B/RTKLive

Ish-sulmuesi i Anglisë dhe i Manchester United, Wayne Rooney, ka vlerësuar Cristiano Ronaldon pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës 2026, duke e cilësuar mentalitetin e tij si të pakrahasueshëm me asnjë futbollist tjetër.

Portugalia u ndal në fazën e 1/8 së finales, pasi u mposht nga Spanja me golin vendimtar të Mikel Merinos në minutat e fundit. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri Roberto Martinez dha dorëheqjen, ndërsa eliminimi shënoi një tjetër dështim të Portugalisë për të arritur finalen e parë në histori të Kupës së Botës.

Në përfundim të sfidës, Cristiano Ronaldo u pa i përlotur, ndërsa 41-vjeçari deklaroi se i duhet kohë për të vendosur nëse do të vazhdojë të përfaqësojë kombëtaren portugeze.

Paraqitjet e tij në turne kanë nxitur diskutime mbi rolin e tij në nivelet më të larta të futbollit, pasi shënoi vetëm tre gola gjatë Kupës së Botës.

Megjithatë, Rooney nuk kurseu fjalët e mira për ish-bashkëlojtarin e tij te Manchester United.

“Ai ia ka kushtuar të gjithë jetën futbollit dhe e dashuron këtë sport. Ka një mentalitet që nuk e kam parë kurrë te asnjë futbollist. Dëshira e tij për të fituar çdo ndeshje, për të luajtur në çdo takim dhe për të shënuar është e jashtëzakonshme", tha Rooney për “BBC Sport”.

Ai shtoi se Ronaldo beson me bindje se është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

"Ai nuk tërhiqet kurrë dhe beson se është lojtari më i mirë në histori. Për shumë njerëz, ai vërtet është", u shpreh Rooney.

Portugalia do të rikthehet në fushë në muajin shtator, kur do të nisë fushatën në UEFA Nations League, me ndeshje ndaj Uellsit dhe Norvegjisë.


MË SHUME NGA Botërori 2026