Rodri i kërkon falje Silvas: Gabova me festimin
BKT
Botërori 2026

Rodri i kërkon falje Silvas: Gabova me festimin

F.B/RTKLive

Pas ndeshjes, Rodri pranoi se kishte kaluar kufirin dhe se i kishte kërkuar falje menjëherë Silvas.

 

Kapiteni i Spanjës, Rodri, ka pranuar se gaboi me reagimin ndaj Bernardo Silvas gjatë ndeshjes kundër Portugalisë në Kupën e Botës 2026, duke kërkuar falje për veprimin e tij.

Spanja siguroi kualifikimin në çerekfinale pas fitores minimale 1-0 ndaj Portugalisë në Dallas, me golin vendimtar të Mikel Merinos në minutat e fundit të takimit.

Në momentet shtesë, Portugalia pati mundësinë për të barazuar, por goditja me kokë e Bernardo Silvas përfundoi jashtë portës.

Mesfushori portugez reagoi me zhgënjim, ndërsa Rodri u afrua pranë tij dhe festoi në drejtim të ish-shokut të tij te Manchester City.

Ky veprim shkaktoi tension mes dy lojtarëve, me Silvan që reagoi ashpër dhe u desh ndërhyrja e portierit spanjoll Unai Simon për të qetësuar situatën.“Gabova sepse festova kur ai humbi rastin. I kërkova falje menjëherë dhe ai e pranoi, për shkak të besimit që kemi mes nesh. Kaq ishte”, tha Rodri.

Me këtë fitore, Spanja rikthehet në çerekfinalet e Kupës së Botës për herë të parë që nga triumfi në vitin 2010, ndërsa në fazën tjetër do të përballet me Belgjikën më 10 korrik.


MË SHUME NGA Botërori 2026