Scaloni: Do ta firmosja menjëherë një finale Argjentinë–Spanjë
BKT
Botërori 2026

Scaloni: Do ta firmosja menjëherë një finale Argjentinë–Spanjë

F.B/RTKLive

Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka pranuar se do ta dëshironte një finale mes Argjentinës dhe Spanjës në Kupën e Botës 2026, duke vlerësuar njëkohësisht paraqitjet e skuadrës së Luis de la Fuentes.

Tekniku argjentinas theksoi se Spanja po rritet nga ndeshja në ndeshje, por shtoi se rruga drejt finales mbetet ende shumë e vështirë për të gjitha kombëtaret.

“Një finale Argjentinë–Spanjë? Do ta firmosja menjëherë”, tha ai.

Scaloni u shpreh se ky Botëror ka qenë i paparashikueshëm dhe se asnjë skuadër nuk ka arritur të dominojë bindshëm turneun.

“Ky është një Botëror i pazakontë. Asnjë kombëtare nuk ka bërë diferencë të madhe. Na pret ende shumë punë”, theksoi ai.

Trajneri i Argjentinës komentoi edhe eliminimin befasues të Brazilit nga Norvegjia në fazën e 1/8 së finales, duke theksuar se “rezultatet e deritanishme kanë treguar se çdo ekip mund të mposhtet”.

Sipas Scalonit, ky Botëror ka dëshmuar se favoritët nuk kanë asnjë garanci për sukses dhe se çdo ndeshje duhet luajtur me përqendrim maksimal.

Argjentina synon të vazhdojë rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit botëror, ndërsa Spanja mbetet një nga pretendentet kryesore për të ngritur trofeun në edicionin 2026.


MË SHUME NGA Botërori 2026