Zvicra eliminon Kolumbinë me penallti dhe siguron përballjen me Argjentinën
Uran Krasniqi/RTKLive
(E plotësuar,1:10) Zvicra e ka siguruar një vend në çerekfinale të Kupës së Botës 2026, pasi ka mposhtur Kolumbinë pas ekzekutimit të penalltive.
Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve ka përfunduar 0:0, ndërsa zviceranët kanë qenë më të saktë nga pika e bardhë, duke triumfuar në seri të penalltive dhe duke vazhduar rrugëtimin në turne.
Për Zvicrën kjo është hera e tretë në histori që arrin në çerekfinale të Botërorit dhe e para që nga viti 1954, kur ishte nikoqire e këtij kompeticioni.
Përballja ka qenë e fortë dhe me ritëm të lartë. Të dyja skuadrat kanë pasur momente të mira, por portierët kanë qenë në qendër të vëmendjes duke mbajtur portat të paprekura.
Kolumbia pati rastin e parë të madh në minutën e njëzet e një, kur Gustavo Puerta ka goditur nga jashtë zonës, por Gregor Kobel ka bërë një pritje spektakolare. Zvicra është përgjigjur me mundësitë e Fabian Rieder dhe Dan Ndoye, por portieri kolumbian Camilo Vargas ka qenë në lartësinë e detyrës.
Në pjesën e dytë, loja ka vazhduar e baraspeshuar. Zvicra e ka kërkuar golin me një goditje të rrezikshme të Riederit nga gjuajtja e lirë, ndërsa Kolumbia e ka provuar disa herë përmes Luis Díazit, por pa sukses.
Edhe në vazhdime skuadrat kanë pasur mundësi për të shmangur penalltitë. Kolumbia i është afruar golit kur goditja me kokë e Jhon Lucumít është ndalur nga shtylla, ndërsa Zvicra ka rrezikuar përmes Zeki Amdounit. Megjithatë, rrjeta ka mbetur e paprekur.
Në serinë e penalltive, Davinson Sánchez e ka goditur shtyllën për Kolumbinë, duke i dhënë avantazh Zvicrës. Manuel Akanji më pas e ka humbur mundësinë për ta mbyllur më herët, por portieri Gregor Kobel e ka pritur penalltinë e Cucho Hernández dhe i ka hapur rrugën kualifikimit.
Rubén Vargas e ka realizuar penalltinë vendimtare dhe e ka dërguar Zvicrën në çerekfinale, ku e pret një përballje e madhe ndaj kampiones në fuqi, Argjentinës.
Kolumbia, pavarësisht një paraqitjeje të fortë, largohet nga Botërori pas një eliminimi dramatik nga pika e bardhë.
Zvicra dhe Kolumbia nuk gjejnë golin, ndeshja shkon në vazhdime
Përballja mes Zvicrës dhe Kolumbisë në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026 ka shkuar në vazhdime, pasi koha e rregullt ka përfunduar me rezultat 0:0.
Ndeshja ka qenë e luftuar nga të dyja skuadrat, të cilat kanë kërkuar golin dhe një vend në çerekfinale të Botërorit.
Në pjesën e dytë, Zvicra ka pasur një pretendim për penallti në minutën e dyzet e nëntë, pas një përplasje në zonë me Dan Ndoye. Lojtarët zviceranë kanë protestuar te gjyqtari, por ai nuk e ka vlerësuar si rast për penallti dhe loja ka vazhduar.
Vetëm katër minuta më vonë, Fabian Rieder e ka pasur një mundësi të mirë nga goditja e lirë në afërsi të zonës së rreptësisë. Goditja e tij ka kaluar pranë shtyllës së majtë të portës, duke e lënë portierin kolumbian me fat.
Edhe pjesa e parë ka qenë ishte me ritëm të lartë. Rasti më i mirë i ka takuar Kolumbisë në minutën e njëzet e një, kur Gustavo Puerta ka goditur fort nga jashtë zonës, por portieri zviceran Gregor Kobel ka reaguar dhe e ka shpëtuar skuadrën e tij.
Zvicra është kundërpërgjigjur në minutën e tridhjetë, kur Fabian Rieder ka depërtuar në zonën e rreptësisë dhe ka goditur drejt portës, por portieri i Kolumbisë ka bërë një pritje të mirë.
Tani vendimi për kualifikimin do të kërkohet në vazhdime, ndërsa fituesi i kësaj sfide do të përballet me Argjentinën në çerekfinale të Kupës së Botës 2026.
Zvicra dhe Kolumbia pa gola në pjesën e parë
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Zvicrës dhe Kolumbisë, e vlefshme për fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026.
Rezultati pas dyzet e pesë minutave është 0:0, në një përballje të fortë ku të dyja skuadrat kanë kërkuar golin.
Rasti më i mirë në këtë pjesë i ka takuar Kolumbisë në minutën e njëzet e një. Gustavo Puerta ka goditur fort nga jashtë zonës, por portieri zviceran Gregor Kobel ka reaguar me një pritje të duke e ndalur topin që po shkonte drejt rrjetës.
Zvicra është kundërpërgjigjur në minutën e tridhjetë. Fabian Rieder ka depërtuar në zonën e rreptësisë dhe ka goditur drejt portës, por edhe portieri kolumbian ka qenë në lartësinë e detyrës duke shpëtuar skuadrën e tij.
Pjesa e parë është karakterizua nga ritëm i lartë dhe duel i fortë fizik, me të dyja ekipet që kërkojnë një vend në çerekfinale të Botërorit. Fituesi i këtij takimi do të vazhdojë rrugëtimin në turneun më të madh të futbollit botëror, duke u ndeshur me Argjentinën.
Nis ndeshja mes Zvicrës dhe Kolumbisë
Ka nisur ndeshja mes Zvicrës dhe Kolumbisë, e vlefshme për fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026.
Përballja po zhvillohet në stadiumin në Vancouver, ndërsa fituesi i këtij dueli do të sigurojë një vend në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e sfidës me Argjentinën.
Zvicra vjen në këtë takim pas fitores ndaj Algjerisë me rezultat 2:0 në raundin e 32-shes, ndërsa Kolumbia e kaloi Ganën me rezultat minimal 1:0.























