Vitia priti delegacionin italian që investoi në Laboratorin e Mikrobiologji
BKT
Shëndetësi

Vitia priti delegacionin italian që investoi në Laboratorin e Mikrobiologji

Valjete Shala /RTK

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në shoqëri të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Edmondo Cirielli, vizituan Laboratorin e Mikrobiologjisë në QKUK, i cili u përurua kohë më parë me mbështetjen e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Ata së bashku panë nga afër punën që po bëhet në këtë laborator, përmes të cilit kryhen mijëra analiza mikrobiologjike për nevojat e ShSKUK-së.


MË SHUME NGA Shëndetësi