Franca mposht Marokun dhe kalon në gjysmëfinale të Botërorit
BKT
Botërori 2026

Franca mposht Marokun dhe kalon në gjysmëfinale të Botërorit

Uran Krasniqi/RTKLive

(E plotësuar, 24:01) - Franca është skuadra e parë që ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026.

Francezët kanë mposhtur Marokun me rezultat 2:0 në çerekfinale, në ndeshjen e zhvilluar në Boston.

Pas pjesës së parë rezultati ka qenë 0:0, në një dyezet e pesë minutësh ku Franca kishte më shumë raste për gol, por portieri i Marokut, Yassine Bono, ka qenë një prej lojtarëve më të mirë në fushë.

Momenti më i mirë i Francës në pjesën e parë ka qenë në minutën e njëzet e tetë, kur “Gjelat” kanë fituar penallti pas një ndërhyrje të Noussair Mazraoui. Vendimi është kontrolluar edhe nga sistemi VAR, por gjyqtari Facundo Tello e ka konfirmuar vendimin.

Nga pika e bardhë ka gjuajtur Kylian Mbappe, por kapiteni francez është ndalur nga Bono, i cili e ka lexuar drejt goditjen dhe e ka shpëtuar portën e tij.

Franca ka vazhduar të ishte më kërkuese edhe më pas. Në minutën e tridhjetë e pesë, Desire Doue ka depërtuar në zonën e rreptësisë, por goditja e tij është pritur nga Bono.

Në fundin e pjesës së parë, Franca ka qenë sërish pranë golit, por goditja e Lucas Dignes në minutën e dytë të kohës shtesë është ndalur nga traversa.

Megjithatë, dominimi francez është shpërblyer në pjesën e dytë. Në minutën e gjashtëdhjetë, Kylian Mbappe ka shënuar golin e parë të ndeshjes me një goditje nga distanca, duke e dërguar topin në cepin e djathtë të portës.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Franca e ka dyfishuar epërsinë. Mbappe ka asistuar për Ousmane Dembele, i cili ka realizuar për rezultatin 2:0, duke i dhënë qetësinë skuadrës së Didier Deschamps.

Përpjekjet e marokienëve për t'u rikthyer në lojë nuk kanë munguar, ata janë përpjekur që të krijojnë raste, por mbrojtja franceze nuk ka lejuar asnjë rrezik serioz. 

Me këtë fitore, Franca siguron gjysmëfinalen e Botërorit 2026 dhe tani do ta presë fituesin e përballjes tjetër çerekfinale mes Spanjës dhe Belgjikës.

Kjo ndeshje solli edhe kujtime nga Botërori i Katarit 2022, kur Franca dhe Maroku u përballën në gjysmëfinale. Edhe atëherë triumfuan francezët, me rezultat 2:0, duke kaluar në finalen e turneut. Tashmë, Franca synon të vazhdojë rrugën drejt një tjetër finale të Kupës së Botës.Maroku dhe Franca mbyllin pjesën e parë pa gola

Maroku dhe Franca e kanë mbyllur pa gola pjesën e parë të përballjes çerekfinale të Kupës së Botës 2026.

Pas dyzet e pesë minutave në Boston rezultati mbetet 0:0, në një ndeshje ku Franca ka pasur më shumë raste, por portieri i Marokut, Yassine Bounou, ka qenë në nivel të lartë.

Franca e ka pasur mundësinë më të mirë për të kaluar në epërsi në minutën e njëzet e tetë, kur ka fituar penallti pas një ndërhyrje të Noussair Mazraoui ndaj një lojtari francez. Vendimi është rishikuar edhe nga VAR-i, por gjyqtari Facundo Tello e ka konfirmuar penalltinë.

Nga pika e bardhë ka goditur Kylian Mbappe, por kapiteni francez nuk ka arritur ta mposhtë portierin Bono, i cili e ka lexuar drejt goditjen dhe e ka ndalur tentativën e tij.

Francezët kanë vazhduar ta kërkonin golin dhe në minutën e tridhjetë e pestë Desire Doue ka depërtuar në zonë, por goditja e tij është ndalur nga një pritje e Bono.

Edhe në fundin e pjesës së parë, Franca ka qenë shumë pranë golit. Në minutën e dytë shtesë, Lucas Digne ka goditur nga distanca, por topi ka përfunduar në traversë.

Maroku ka pasur vështirësi në fazën sulmuese, por mbrojtja dhe portieri Bono po e mban gjallë ekipin afrikan në këtë përballje.

Kalojnë pesëmbëdhjetë minuta të ndeshjes Maroku dhe Franca, pa gola

Maroku dhe Franca kanë zhvilluar pesëmbëdhjetë minutat e para të përballjes çerekfinale të Kupës së Botës 2026, ndërsa rezultati vazhdon të jetë 0:0.

Ndeshja po zhvillohet në Boston ku dy përfaqësueset po kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinale të turneut.

Franca, kampione e botës në vitin 2018 dhe finaliste në vitin 2022, hyn në këtë takim si njëra prej favoriteve për trofeun, ndërsa Maroku synon të vazhdojë rrugëtimin historik pas paraqitjeve të shkëlqyera në këtë Botëror.

Fituesi i kësaj përballjeje do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e duelit tjetër çerekfinal mes Spanjës dhe Belgjikës.

Përballja mes Francës dhe Marokut sjell edhe kujtime nga Botërori i Katarit 2022, kur francezët triumfuan në gjysmëfinale me rezultat 2:0 dhe kaluan në finale.


MË SHUME NGA Botërori 2026