Rriten çmimet e derivateve
BKT
Ekonomi

Rriten çmimet e derivateve

Sh.Ç/RTKlive

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot, nga ora 10:00.

Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i naftës është 1.47 euro litri, duke shënuar një rritje prej 3 centësh krahasuar me ditën e djeshme, kur ishte 1.44 euro litri.

Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës është 1.37 euro litri, ndërsa i gazit 0.61 euro.


MË SHUME NGA Ekonomi