Komunat kanë 7 ditë për të zgjidhur problemin me mbeturinat
BKT
Ekonomi

Komunat kanë 7 ditë për të zgjidhur problemin me mbeturinat

A.B/RTKLive

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se ka nxjerrë një urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave, duke e cilësuar sigurinë, shëndetin publik dhe mbrojtjen e mjedisit si prioritete absolute.

Pacolli tha se me rritjen e temperaturave gjatë sezonit veror, situata me kontejnerët e stërmbushur, erërat e pakëndshme dhe rreziku nga brejtësit e insektet është kthyer në një alarm që nuk mund të tolerohet më.

Sipas urdhëresës, ndalohet stërmbushja e kontejnerëve pranë çerdheve, shkollave, parqeve dhe këndeve të lojërave. Po ashtu, ndalohet grumbullimi i pakontrolluar i mbeturinave në rrugët me frekuentim të lartë, veçanërisht nga subjektet e gastronomisë, furrat e bukës, marketet dhe bizneset e tjera që përpunojnë ose shesin ushqim.


MË SHUME NGA Ekonomi