Anglia në gjysmëfinale të Botërorit pas fitores kundër Norvegjisë
BKT
Botërori 2026

Anglia në gjysmëfinale të Botërorit pas fitores kundër Norvegjisë

Uran Krasniqi/RTKLive

(E plotësuar, 1:48) -Anglia është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026, pasi ka mposhtur Norvegjinë me rezultat 2:1 në çerekfinale.

“Tre Luanët” e kanë gjetur fitoren në vazhdime, duke shmangur ekzekutimin e penalltive pas një përballje shumë të luftuar në stadiumin “Hard Rock Stadium” në Miami Gardens.

Heroi i Anglisë ka qenë Jude Bellingham, i cili i ka shënuar të dy golat e skuadrës së tij.

Pas barazimit 1:1 në nëntëdhjetë minutat e rregullta, mesfushori anglez e ka kaluar ekipin e tij në epërsi në minutën e nëntëdhjetë e tretë. Futbollisti i Real Madrid ka reaguar më së miri pasi i ka shkuar një top në zonë dhe ka goditur saktë për rezultatin 2:1.

Më pas Anglia është detyruar të përballet me presionin e Norvegjisë, e cila ka kërkuar barazimin. Në minutën e nëntëdhjetë e nëntë, gjyqtari Clement Turpin ka akorduar fillimisht penallti për Anglinë pas një ndërhyrje të Oscar Bobbit, por pas rishikimit të aksionit përmes VAR-it, vendimi është ndryshuar dhe penalltia është anuluar.

Norvegjia ka pasur raste të mira gjatë ndeshjes. Në minutën e shtatëdhjetë e gjashtë, David Wolfe ka goditur me kokë pas një harkimi në zonë, por topi është ndalur nga traversa.

Skuadra nordike kishte kaluar e para në epërsi në minutën e tridhjetë e gjashtë, kur Andreas Schjelderup kishte shënuar me një goditje nga jashtë zonës, pas një asistimi nga Martin Odegaard. Goli fillimisht ishte rishikuar nga VAR për një ndërhyrje të mundshme në aksion, por pastaj ishte konfirmuar.

Anglia kishte reaguar para përfundimit të pjesës së parë, duke e barazuar rezultatin në minutën e dytë të kohës shtesë. Anthony Gordon e kishte gjetur Jude Bellinghamin brenda zonës, ndërsa ai kishte goditur menjëherë dhe saktë për rezultatin 1:1.

Gjatë pjesës së parë, Harry Kane e kishte dërguar topin në rrjetë për Anglinë, por goli ishte anuluar për pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Anglia siguron një vend në gjysmëfinale të Botërorit 2026, ku do të përballet me fituesin e çerekfinales tjetër mes Argjentinës dhe Zvicrës. Angli - Norvegji shkon në vazhdime

Çerekfinalja e Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Norvegjisë do të vendoset në vazhdime, pasi nëntëdhjetë minutat e rregullta kanë përfunduar me rezultat të barabartë.

Pas një pjese të parë 1:1, Norvegjia ka arritur të kalojë sërish në epërsi në pjesën e dytë, por goli është anuluar pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

Norvegjezët kanë shënuar në minutën e pesëdhjetë e pestë, kur Torbjorn Lysaker Heggem ka reagoi më së miri pas një topi të kthyer në zonë dhe e ka dërguar topin në rrjetë për 2:1.

Megjithatë, festa e tyre ka zgjatur pak. Gjyqtari Clement Turpin e ka ndalur lojën dhe ka kërkuar rishikimin e aksionit përmes VAR-it, pas dyshimeve për një faull në ndërtimin e aksionit. Pas kontrollit, goli është anuluar.

Norvegjia ka qenë shumë pranë golit të fitores në minutën e shtatëdhjetë e gjashtë, kur David Wolfe ka kërcyer lart pas një pasimi në zonën e vogël, por goditja e tij me kokë është ndalur nga traversa.

Në pjesën e parë, Norvegjia kishte kaluar në epërsi në minutën e tridhjetë e gjashtë. Andreas Schjelderup e ka pranuar një pasim të mirë nga Martin Odegaard dhe me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës e ka dërguar topin në rrjetë, pasi ai është përplasur në shtyllë.

Goli është kontrolluar nga VAR për një ndërhyrje të mundshme në aksion, por është konfirmuar dhe norvegjezët kanë kaluar në avantazh.

Anglia ka reaguar para pushimit dhe e ka barazuar në minutën e dytë shtesë. Anthony Gordon ka shërbyer për Jude Bellinghamin brenda zonës, ndërsa mesfushori anglez ka goditur menjëherë dhe saktë për rezultatin 1:1.

Gjatë pjesës së parë, Harry Kane kishte arritur ta dërgonte topin në rrjetë për Anglinë, por goli është anuluar për pozitë jashtë loje.Norvegjia dhe Anglia baraz në pjesën e parë

Norvegjia dhe Anglia janë ndarë baras në pjesën e parë të çerekfinales së Kupës së Botës 2026.

Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat 1:1.

Norvegjia ka kaluar e para në epërsi në minutën e tridhjetë e gjashtë. Andreas Schjelderup e ka pranuar një pasim të mirë nga Martin Odegaard dhe e ka lëshuar një goditje nga jashtë zonës, e cila ka përfunduar në rrjetë pasi topi është përplasur në shtyllë.

Fillimisht goli është rishikuar nga sistemi VAR për një dyshim për ndërhyrje në aksion, por pas kontrollit është konfirmuar dhe norvegjezët e kanë nisur festën.

Norvegjia ka qenë pranë dyfishimit të epërsisë në minutën e tridhjetë e nëntë, kur Alexander Sorloth ka goditur nga afërsia e zonës, por topi ka kaluar pak mbi portë.

Megjithatë, Anglia ka reaguar dhe ka arritur të barazojë në minutat shtesë të pjesës së parë. Anthony Gordon e ka gjetur Jude Bellingham brenda zonës, ku mesfushori anglez ka goditur menjëherë dhe saktë, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të portës për rezultatin 1:1.

Gjatë kohës sa ka vazhduar pjesa e parë, Kane ka arritur ta dërgojë edhe njëherë tjetër topin në rrjetë në favor të Anglisë, por ka qenë pozitë jashtë loje dhe goli nuk është llogaritur.  

Nis çerekfinalja e Botërorit 2026, Anglia përballet me Norvegjinë

Ka nisur përballja mes Anglisë dhe Norvegjisë, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Botës 2026.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Hard Rock Stadium” në Miami Gardens të Floridës, ku dy kombëtaret kërkojnë një vend në fazën gjysmëfinale të turneut. 

Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë një vend në gjysmëfinale të Botërorit 2026, ku do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Argjentinë - Zvicër, e cila zhvillohet në orët e hershme të së dielës. 


MË SHUME NGA Botërori 2026