Amerikani Ismail Elfath gjykon gjysmëfinalen Angli–Argjentinë
F.B/RTKLive
FIFA i ka besuar arbitrit amerikan Ismail Elfath drejtimin e gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Argjentinës, sfidë që do të përcaktojë finalisten e dytë të turneut.
Për 44-vjeçarin me origjinë nga Maroku, kjo do të jetë ndeshja e katërt që gjykon në këtë Botëror. Më herët ai ndau drejtësinë në përballjet e fazës së grupeve mes Holandës dhe Japonisë, si dhe Uruguajit dhe Spanjës. Gjithashtu, Elfath ishte arbitër edhe në takimin e fazës së 1/16 së finales ndërmjet Brazilit dhe Norvegjisë.
Ismail Elfath është pjesë e arbitrave të Major League Soccer (MLS) që nga viti 2012, ndërsa në vitin 2016 u bë arbitër me stemën e FIFA-s.
Ai ishte gjithashtu pjesë e Kupës së Botës "Katar 2022", ndërsa tani vazhdon të jetë një nga gjyqtarët më të besuar të FIFA-s edhe në Botërorin 2026.























