Dembele u përplas me shokët pas eliminimit nga Spanja
BKT
Botërori 2026

Dembele u përplas me shokët pas eliminimit nga Spanja

F.B/RTKLive

Eliminimi i Francës nga Kupa e Botës 2026 vazhdon të shoqërohet me zbulime të reja rreth atmosferës brenda kampit të "Gjelave".

Sipas të përditshmes franceze “L'Equipe”, në pushimin e ndeshjes gjysmëfinale ndaj Spanjës ka pasur tensione mes Ousmane Dembele dhe pjesës tjetër të skuadrës.

Siç raportohet, sulmuesi i Paris Saint-Germainit shprehu pakënaqësinë e tij për mënyrën se si ekipi po ushtronte presing ndaj kundërshtarit. Sipas Dembeles, mungesa e agresivitetit në fazën pa top po i lejonte Spanjës të kontrollonte ritmin e lojës dhe të krijonte epërsi në fushë.

Megjithatë, kritikat e tij nuk janë pritur mirë nga disa prej bashkëlojtarëve, të cilët kanë reaguar me zemërim, duke shkaktuar një debat të ashpër në dhomat e zhveshjes gjatë pushimit të takimit.

Sipas “L'Equipe”, kjo përplasje pasqyron tensionin që mbizotëronte në kampin francez në një nga ndeshjet më të rëndësishme të turneut dhe mund të ketë ndikuar në paraqitjen e ekipit në pjesën e dytë.

Franca u eliminua nga Spanja në gjysmëfinale, pavarësisht se konsiderohej një nga favoritët kryesorë për të fituar Kupën e Botës 2026, ndërsa raportimet e fundit hedhin dritë mbi problemet e brendshme që shoqëruan skuadrën në momentet vendimtare të turneut.


MË SHUME NGA Botërori 2026