Milei refuzon të shikojë finalen me Trumpin: Do ta ndjek nga rezidenca ime
BKT
Botërori 2026

Milei refuzon të shikojë finalen me Trumpin: Do ta ndjek nga rezidenca ime

F.B/RTKLive

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, ka zbuluar se nuk do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara për të ndjekur nga afër finalen e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës.

Milei është pyetur nëse do të jetë në stadium së bashku me presidentin amerikan Donald Trump dhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, por e ka mohuar një mundësi të tillë.

Ai ka bërë të ditur se do ta ndjekë finalen nga rezidenca presidenciale në Olivos, aty ku ka parë edhe ndeshjet e tjera të Argjentinës gjatë turneut.

Presidenti argjentinas ka treguar edhe një ritual të veçantë gjatë Botërorit, duke zbuluar se një xhaketë me logon e një kompanie nafte i ka sjellë fat ekipit kombëtar.

Sipas tij, gjatë ndeshjes ndaj Zvicrës, pasi e hoqi xhaketën, kundërshtari shënoi gol, ndaj vendosi ta vishte sërish dhe që atëherë nuk e ka hequr më gjatë ndeshjeve të Argjentinës.

Pavarësisht se nuk do të jetë në stadium, Milei ka premtuar se në rast të triumfit të Argjentinës në finale, skuadra do të ketë në dispozicion Pallatin Presidencial Casa Rosada për festimet e titullit botëror.


MË SHUME NGA Botërori 2026