ASK: Shtesat për fëmijë, skema me më së shumti përfitues në qershor
BKT
Ekonomi

ASK: Shtesat për fëmijë, skema me më së shumti përfitues në qershor

V.Th / RTKLive

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin qershor 2026, ku sipas të cilave numri më i madh i përfituesve ishte në skemën e shtesave për fëmijë.

Sipas ASK-së, struktura e përfituesve të skemave të mirëqenies sociale gjatë muajit qershor ka qenë e përqendruar kryesisht në mbështetjen e të moshuarve, kategorive të dala nga lufta dhe familjeve në nevojë.

Përveç skemës së shtesave për fëmijë, përfituesit përfshijnë edhe pensionet familjare, pensionet për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pensionet e Trepçës, si dhe skema të tjera të veçanta të mbrojtjes sociale.

ASK thekson se këto të dhëna pasqyrojnë shpërndarjen e mbështetjes financiare sipas kategorive të përfituesve në kuadër të skemave të mirëqenies sociale në Kosovë.


MË SHUME NGA Ekonomi