Nesër nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë
BKT
Ekonomi

Nesër nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë

V.Th / RTKLive

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se për ditën e nesërme, më 22 korrik 2026 nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas Ministrisë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi.


MË SHUME NGA Ekonomi